Ndahet nga jeta ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

6 Tetor 2024, 22:37Sport TEMA

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Është ndarë nga jeta Sefedin Braho, emër i madh i Luftëtarit të Gjirokastrës, kampion me Partizanin, pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares si ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura ditët e fundit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe driblimit të tij.

Me kombëtaren ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    lojtar simpatik... i qofte dheu i lehte

    Përgjigjjuni
    1. €-

      Lojtar super teknik, shume i shpejte…. Ndjesë pastë… ngushëllime familjes….

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje