Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.
Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.
Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo - Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.
Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.
Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. U prehtë në paqe.
Ismet Bellova eshte ikona e gazetarit dhe e komentatorit sportiv ne radio,me zerin e tij brilant dhe shume te vecante percillte tek degjuesit te sportit me emocion sikur e ndiqje ndeshjen nga stadiumi. Kaq te lidhur ishin sportedashsit me zerin e tij sa qe shume te rinj neper biseda shoqerore shoqerore te kohes per te gacmuar njeri tjetrin midis tifozerive me skuadrat imitonin me zerin e tije momentet e golave te skuadres fituese. Per brezin tone qe e kemi jetuar Ismet Bellova do te ngelet i pa zvendesueshem nje gazetar me kultur e njohuri te thella,nje njeri model per tu marre shembull nga gjithe brezat e adhshem. Ngushellime familjes,uprefte ne paqe!
Shume e vertete. I qofte dheu i lehte
Ne cilen xhami a teqe a tu bo ceremonia mortore e Izmetes!?
Best of the best ne xhamine e sateme behet ceremonia............QELBESIRE........
Nder i bën atij best... me komentin tënd. Ai klysh kurve është , e njoh unë , dhe është krenar për mamanë e tij ...
Emri i madh! I vendosur perjetesisht, ne panteonin e sportit shqiptar dhe me tej.
T’qofte dheu i lehte Dibran i Mire..ngush’llime Familjes
RIP LEGJENDE
Profesionist klasik me flaor te paster emocional i pershkronte emcionet e ndeshjes ne menyre prefesionale e iu dhuronte kenaqesi shqiptareve me kronikat e tij .komentatoret britmaxhinj te sotem mund te mesojne prej .Faleminderit per kenaqesine qe na dhurove profesor .
Qofte i pa harruar ky legjende i komentimit te ndeshjeve te futbollit , shkoi tek legjendat A.Mazrreku dhe zeri brilant i dr. F.Ficos , ishim me fat brezi yne qe degjoi tingujt kumbues te tyre , respekt per ta .
Ngushellime familjes dhe femijeve ,nje nga zerat qe s do haroen kurre,