Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes, për shkak të problemeve shëndetësore.
Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.
Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.
Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.
Ngushellime familjes, miqve dhe te gjithe sportdashesve.
Na le profesor !? Ngushellime te thella familjes se profesorit, mjeshtrit dhe njeriu te madh Bejkush Birce. U preach me Paqe!
Lajm i hidhur për ne nxënësit e tij dhe për këdo që e ka njohur Profesor Bejkushin. Ishte një figurë e nderuar, e dashur dhe frymëzuese. Një njeri me zemër të madhe. Një personalitet i padiskutueshëm në fushën e sportit. Lamtumirë Profesori ynë i nderuar.
Trainer qe ka lene prapa histori, jo vetem si takticien i heshtur, por edhe si nje njeri serioz, kembengules qe nuk mund ti behej fjala dysh. Dhe per kete mund te sjell shembuj pa zene emra ne goje. I heshtur ne pankinen e trainerit dhe i pakfjale ne drejtimin e skuadres se madhe "Partizani" ne kabine, ne pushim te ndeshjes. Krahasimi me i sakte per mendimin tim do te ishte me trainerin e BS ne vitet `80 Valery Lobanovski dhe kjo ka per mua nje baze. Shkollimi i tij ne edukim fizik ka qene ne Hungarine e Pushkashit dhe mesimdhenien ne shkollen ushtarake "Skenderbej" ku zbuloi dhe talentet qe sherbyen ne ekipet zinxhire te klubit "Partizani". Ishin keto dy struktura, por dhe origjina e tij per nga vinte qe e bene kete njeri qe fjala ti zishte vend dhe te kishte peshe. Trainer dhe drejtues me nje stil te vecante qe zor se e gjen sot ne ekipet futbollistike. Ndoshta ishte dhe koha dhe sistemi i atille qe kety njerez te sherbenin me ndergjegje, mencuri dhe perkushtim ne drejtimin e ekipeve te futbollit te vecanti por dhe ne drejtimin organizativ ne pergjithesi. Kudo ku ka qene ky personalitet ka lene gjurme, tek Naftetari, Flamurtari, Dinamo dhe vecanerisht tek klubi i madh "Partizani" dhe sigurisht qe do te kujtohet si nje njeri qe kompromisi i semure ishte per te fjale e huaj. Dhe kudo i plotsuksesshem Bejkush Birce. Le te prehet nga neser prane ikonave dhe kolegeve te tij, ata qe na dhane bukurine e jetes ne stadiumet e Shqiperise me ane te ketij sporti aq te dashur. Ulur ne pankine me cigare ne buze, vezhgues pedant, i rrepte por i drejte me te gjithe, por dhe modest, kjo do te jete tabloja qe kam sot para syve dhe qe do te me mbetet perjete ne mend, nga ku une e mora nga tribuna 20 lekeshe e stadiumit me emrin e dikurshem,"Qemal Stafa".
Ngushellime te sinqerta per njeriun qe e deshte aq shume futbollin. E kam njohur personalisht. Ka qenje njeri i komunikueshem dhe shume serioz ne punen e tij. RESPEKTE Bejkush. Puna dhe kontributi juaj per futbollin do jete i paharuar. U prehsh ne paqe Bejkush Birce.
Respekte superiore per njeriun e punes dhe dashuruesin e futbollit
Ngushellime te sinqerta families Birce per humbjen e nje Personaliteti ne fushen e sportit.