Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

15 Nëntor 2025, 19:24Sport TEMA
Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në

Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.

Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.

Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.

23 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Ju lumte djema , i jepni shembull kombit se ne jemi familje te miren e te keqen e ndajme bashke .

    Përgjigjjuni
    1. O
      Open Al

      Fute Brojën në qendër të sulmit mor trajner kar...dhe Uzunin në krah të djathtë.Hiqe Manen se është gomar i ngordhur

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku demokrat

        Open Al, o loqe po bie 100% ne kundershtim me shkrimin i cili flet per harmoni brenda ekipit

        Përgjigjjuni
        1. O
          Open Al

          Big data thotë se fierak është një njeri punëtor dhe që nuk ju shkon gjaku në tru se ua pi mushkonja rrugës

          Përgjigjjuni
        2. P
          Po

          Bravo, to lumte goja. Broja is the best

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Manja ose paratë e tij i duhen dukës.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tonin Deda: Broja te jete ne qender dhe Ozuni ne k

              ToninDEDA; Broja te jete ne qender dhe Ozuni ne krah te djathte, me alternime me Hysajn=nje treshe. Mesfusha te punoje me shume per krahun e djathte

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Gjithologu AI, nuk mund ta evitoje atë fjalën gomar për Manaj??!! Jo për gjë por me atë fjalë ke prezantuar veten!

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Open Al

                  Nga big data duke të kërkuar falje për Manajn kështu më del gomar i ngordhur ndërsa për ata me llagapin dakort (dakord) më dalin pa shtyllë kurizore që janë ok me çdo autoritet

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  IDIOTET E KLANit

                  Bravoooooooo!!!!! Kjo eshte, manaj.. i pjerdhur dhe i mbeshtetur nga Xhihan kar klani... nuk me hiqen nga mendja komrntet e Xhihankar Klanit pas ndeshjes me Serbine ne Tirane (citoj): "Nuk me bind dhe duhet verifikuar pozicioni portuerit serb, ai kishte kembet ne vije duhet pare mire"... O KARIČ DAY, ndeshja kishte mbaruar dhe ai i pjerdhuri kishte humbur penalltine. KAQ

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pilo Lala

                    Broja po te luftoj me shume, do kete me shume pasime se ne qender te sulmit. Broja nuk eshte se ka probleme vetem me Kombetaren, por ai eshte pothuaj jashte loje edhe me ekipet qe ka luajtur. Duhet ta kerkoje me shume topin duke levizur, ka nje hutim, nuk e ndjek kundershtarin.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Adi.

                    Ka lezet . Bravo djema.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bariu

                      Dhe provojeni Brojën si qëndërsulmues neser me Anglinë se ka për të bërë shumë dhe në krah të djathtë Uzuni ,në të majtën Hoxha dhe Anglia si ekip që luan rrezikshëm me kokë në zonë,mirë është të jetë ne mbrojtje Ismajli dhe në mesfushë duhen lojtar force si Ramadani që perplaset dhe vrapon.Shkurt ,duhet nje formacion force.që të provojë të përplaset dhe të tentojë pastaj me guxim edhe per te sulmuar,pavarsisht se eshte Anglia,se kemi rastin të tregojmë se sa vlejmë duke mos pasur asnjë presion,se në fund të fundit është një ndeshje prestigji dhe kemi nevojë të bëjmë hapa te sigurte vazhdimsie dhe në këto raste ose i shfrytezon ne favorin tend duke treguar me të vërtet se nuk je rastësisht aty ku je,ose do lejosh të ‘të kthejnë me këmbë në tokë’ ,pra të kthehesh mbrapsht dhe për këtë Anglia nuk të fal,por po gjeti rastin të fundos. Thotë Gjimshiti që të tentojmë ti bëjmë gol,ndërsa unë them të tentojmë për të fituar,se sa për gol i ka pas bërë një supergol një super anglie me Shilton në portë,por meqë ‘Var’-i nuk ekzistonte s’kishim kujt ti ankoheshim.Kemi rastin të ‘hakmerremi’ duke bërë dhe pak lojë të ‘pisët’,që të bëjmë faulla ‘të padukshme’ jasht zone me çfardo lloj mënyre,që të mos i lemë ti afrohen zonës,(siç bënte Andora ndaj nesh ,ku albitri Rumun këtë radhë ishte lojtar i 12 i Andorës),ku shpresojme që albitri italian ( per mua është i dobët si albitër),të jetë më pranë nesh. Suksese përfaqësueses!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kontroll

                        Mbroja ka filluar te kete qef bastet dhe mire do ishte qe federata t’i kofiskoje telefonin dhe ta dergoje per nje “ ispektim” . Ndyrsira qe lozin baste me ndeshjet e kombetares kane vetem dy rruge, perjashtim dhe degjenerim

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lil Toronto

                          Broja duhet të punojë me të tjerët si një ekip dhe jo si individ.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Z

                            Te lumte biri i Partise, po te ishte gjalle shoku Enver do te behej krenar me ty per kete autokritike bolshevike.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Epiri

                              Broja eshte lojtar I mire, por atij I mungon zemra per sacrifice ndaj faneles kuq e zi. Nëse kete nuk e korigjon, atehere Silvinio nuk duhet ta beje pjese te ekipit

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                ROBESPIERI

                                Akoma me Broja leshin ju. I eshte dhene mundesia shume here dhe eshte nje zhgenjom total. Nje lojtar qe nuk ben dot nje stopim te topit, nje gjuajtje te sakte apo, sa i japin topin per te sulmuar e kthen ate pas, eshte pak per te thene zhgenjim dhe lojtar kombetareje ketij mendjemadhi dhe kokeboshi. Eshte krijuar imazhi i rreme mediatik se eshte nje talent, por e verteta po del ndeshje pas ndeshje. Jo vetem eshte nje ngarkese qe ne ia kemi vene mbi shpine pa te drejte nje lojtari fare te rendomte, por edhe vete ai, i perfshire ne vorbullen mediatike, ka besuar ne perrallan e te qenit lojtar i madh. E verteta eshte se ne kemi pritur nje moment per te sajuar nje mit per futbollin tone per te ngritur steken ne futbollin evropian. Dhe mire kemi bere! Por kemi gjetur lojtarin e gabuar! Ndaj zhgenjimi ka kapur tashme jo vetem tifozet, por edhe vete ate. Insistoj akoma se ai me shume na ka prishur dhe po prish pune sesa ka ndequr. Mire eshte t'i futet mire stervitjes, te ulet me kembe ne toke, si çdo lojtar tjeter, dhe te jete i thjeshte. Shume pak shpresa kam se ky mund t'i vleje kombetares. Mjaft me me eksperimente, ledhatime e furça te pamerituara per te. Ka plot lajtare te tjere qe mund t'i bejne shume mire ekipit!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Te na rroj partia desh me thone

                                  Sa tranjer paska shqipria simbas ketyre komentueseve njeri shkruan simbas qejfit tjetri ja fut pordhes kot hajde injorance hajde cfar mentaliteti ekziston akoma ke shqiptaret Medet medet shkruajne edhe fjalor te piset

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nastradini

                                    26 vjec dhe asnje rekord pozitiv. Broja te ule koken dhe te punoje se nuk eshte faji i askujt qe nuk e aktivizojne dhe ne Angli.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. "
                                      "BOHOTINA"

                                      E çmendi medja jone kazan kete djale te mrekullueshem. Ju kujtohet kur mundi i vetem 2 here Hungarine. Nuk lane fjale pa thene. Ai ishte 19 vjeç atehere. E luajten menc... Ai duhet trajtuar sic beri Hysaj e jo ti ktheni krahet sic beri barkderri Duka...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjok Pashku

                                        Broja eshte lojtar i mire kini durim.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qaniu

                                          BROJA ,,KA EMRIN E BABAJT TE MARADONES ,,, ARMANDO ,,,HAHA

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje