
Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e nëntë dhe i dha fund fazës së parë. Pas verdikteve në fushë, Partizani kryeson me 19 pikë, katër më shumë se Tirana dhe Erzeni ndjekës.
Tanimë kanë dalë edhe oraret e reja për javën e dhjetë. Superliga do luajë në 29 dhe 30 tetor në orare të ndryshme. Në 14:00 dhe 16:45 do zhvillohen sfidat. Të shtunë në 29 tetor luhen dy duele.
Në 14:00 Kastrioti luan me Bylis dhe në 16:45 Vllaznia luan me Erzenin. Të diel në 14:00 Egnatia pret Partizanin, teksa në 16:45 zhvillohen dy ndeshje. Në “Elbasan Arena” Tirana pret Kukësin, ndërsa Teuta luan me Laçin në “Niko Dovana”.
Superliga, java e 10-të:
E shtunë 29 tetor 2022
14:00 Kastrioti – Bylis
16:45 Vllaznia – Erzeni
E Diel 30 tetor 2022
14:00 Egnatia – Partizani
16:45 Tirana – Kukësi
16:45 Teuta – Laçi
Lini një Përgjigje