Nga Barcelona në Rrogozhinë, Egnatia afron lojtarin e dalë nga “La Masia”

10 Korrik 2025, 10:44Sport TEMA
Nga Barcelona në Rrogozhinë, Egnatia afron lojtarin e dalë nga

Egnatia ka prezantuar afrimin më të ri në merkato. Kampionët e “Abissnet Superiore” kanë zyrtarizuar Guillem Jaime-n. Lojtari 26-vjeçar është një prodhim i një prej akademive më të njohura të botës, “La Masia”. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë pjesë e Barcelonës B deri në vitin 2022. Më pas ka vazhduar karrierën në FC Intercity dhe Antequera në ligën e tretë të futbollit spanjoll.

“Guillem Jaime pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mbrojtësi ka nënshkruar kontratën për dy vitet në vazhdim.Mirë se erdhe dhe suksese”, ka njoftuar klubi Egnatia përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje