Nuk arritën tek Ernest Muçi, klubi turk ofertë Sokol Cikalleshit

8 Shkurt 2024, 13:21Sport TEMA
Nuk arritën tek Ernest Muçi, klubi turk ofertë Sokol

Sokol Cikalleshi pritet të largohet nga Konyaspor. Problemet mes tij dhe4 klubit tanimë janë publike teksa sulmuesi, së bashku me disa shokë skaudre kanë kërkuar pagat e prapambetura. Largimi i tij duket i sigurtë dhe në Turqi raportojnë se ka mbërritur oferta e parë.

Rizespor ka kontaktuar Konyaspor për të kërkuar shërbimet e veteranit shqiptar të cilin e shohin sit ë duhurin për të sjellë eksperiencë dhe gola në skuadrën e tyre. Kujtojmë që Rizespor ishte e interesuar edhe për Ernest Muçin, por talenti i Legias është një ‘pjatë’ shumë e shtrenjtë për ta.

Cikalleshi është ‘ekspert’ në futbollin turk, 33-vjeçari ka shënuar 8 gola e 4 asiste këtë sezon, ndërsa gjithsej në aventurat turke numëron 70 gola e 30 asiste me Goztepe, Ankaraspor, Basaksehir, Akhisarspor e Konyaspor.

Lini një Përgjigje