“Nuk duronin dot edhe dy ditë?”, ylli i Bayernit kritikon klubin

29 Maj 2023, 10:40Sport TEMA

“Nuk duronin dot edhe dy ditë?”, ylli i Bayernit kritikon

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të 11-n vit radhazi.

Gara me Borussia Dortmund ishte më emocionuese se kurrë, me djemtë e Thomas Tuchel që festuan vetëm falë golavarazhit më të mirë.

Mesfushori gjerman, një ndër lojtarët më të fortë të Bayernit, ishte ndër më aktivët në festime, por nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet në rangun drejtues.

Pak momente pasi Bayerni u shpall zyrtarisht kampion i Gjermanisë për herë të 33-të në histori, erdhën shkarkimet e dyshes Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Pavarësisht si mund të vlerësohet ai veprim, klubi mund të priste 2-3 ditë për të shpallur ndarjen me Kahn dhe Salihamidzic.

Nëse fitoni kampionatin dhe ju vjen një mesazh i tillë: je si një slitë emotive“, u shpreh Kimmich.

2 Komente

  1. M
    Mire ju a bene

    As ju nuk pritet fundin e kampionatit per te shkarkuar trainerin...Ju erdhi karma mbi krye...Mire u a bene. Kush peshtyn perpjete i bie mbi koke...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifos

      Tamam e bene Bajernin si ekip jevgjish.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje