Nuk patën kohë as të festonin, Bayern Munich shkarkon dyshen Kahn-Salihamidzic 5 minuta pasi fitoi titullin

27 Maj 2023, 18:20Sport TEMA

Nuk patën kohë as të festonin, Bayern Munich shkarkon dyshen

Fitimi i titullit kampion në Bundesligë për të 11 herë rresht nuk ka mjaftuar që dy drejtuesit më të lartë të Bayern Munchen të vijonin punën në krye të klubit më të titulluar e të pasur të Gjermanisë.

Bordi drejtues e kishte marrë vendimin dhe ashtu ndodhi. Administratori Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic nuk patën kohë as të festonin sepse atyre iu komunikua menjëherë shkarkimi nga detyra.

Më parë, Kahn dhe Salihamidzic u kritikuan për vendimin e tyre për të shkarkuar Julian Nagelsmann.

Pas ndryshimit të trajnerit, skuadra e Mynihut u eliminua nga Champions League, duke u mposhtur nga Manchester City në çerekfinale.

Ndërkohë specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, bën të ditur se Jan-Christian Dreesen do të jetë CEO i ri i bavarezëve, ndërsa Kahn nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në stadium.

Lini një Përgjigje