“Ajo tha Po”, mbrëmja magjike e Uzunit mbyllet me një unazë

28 Maj 2023, 11:23Sport TEMA

“Ajo tha Po”, mbrëmja magjike e Uzunit mbyllet me një

Myrto Uzuni dhe Granada e tij sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës spanjolle, LaLiga. Sulmuesi që këtë sezon ishte protagonisti kryesor për Granadën, shënoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit me Leganes teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Kështu, përveç ngjitjes një kategori më sipër beratasi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i LaLiga2 me 23 gola. Por, mbrëmja speciale për sulmuesin e kombëtares nuk u mbyll me kaq teksa pasi përfundoi ndeshja, Uzuni i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Kjo e fundit nuk hezitoi dhe i tha “Po” propozimit të futbollistit duke dhuruar emocione shumë të bukura në fushë. Në këtë formë, Uzuni pritet të mbërrijë mëse i karikuar edhe për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ato ndaj Moldavisë (datë 17) dhe Ishujve Faroe (datë 20).

2 Komente

  1. T
    Trotski

    urime Uzunit ! Te Trashegohet dhe sa ma shume Gola !!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      O bo bo sa reklame i beni ketij dhemb kalit ,mos qesh me ore se na trembe ,shko dhe rregulloji ato dhembet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje