Partizani, Tirana dhe Vllaznia kërkojnë sot kualifikimin në Conference League

18 Korrik 2024, 12:07Sport TEMA
Partizani, Tirana dhe Vllaznia kërkojnë sot kualifikimin në

Egnatia u eliminua mbrëmë nga Champions League, por tashmë do të vijojë aventurë në turin e dytë të Conference League, atje ku shpresojnë kualifikimin 3 skuadra të Superiores.

Partizani, Vllaznia dhe Tirana arritën të merrnin të treja barazime në sfidën e parë dhe gjithçka është e hapur në ndeshjet e kthimit.

Në orën 19:00, Partizani sfidon në transfertë maltezët e Marsaslok dhe në orën 20:00 Tirana do të presë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit.

Dueli mes Vllaznisë dhe islandezëve të Valurit do të nisë në orën 20:30, pasi është spostuar për shkak të temperaturave të larta.

Lini një Përgjigje