Partizani zyrtarizon goditjen e bujshme: Eros Grezda vishet i kuq

23 Qershor 2023, 17:05Sport TEMA

Partizani zyrtarizon goditjen e bujshme: Eros Grezda vishet i kuq


Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën.

Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë.

28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg.

Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.

 

Lini një Përgjigje