Përmbysje spektakolare, Milan triumfon në finalen e Superkupës ndaj Interit

6 Janar 2025, 22:05Sport TEMA
Përmbysje spektakolare, Milan triumfon në finalen e Superkupës

Milan fiton Superkupën e Italisë, teksa mundi me përmbysje Interin 2-3 në Riad. Një ndeshje shumë e luftuar në fillim, me të dyja skuadrat që treguan dëshirë për të sulmuar.

Në minutën e 34-të, Asllani aktivizohet te zikaltërit, pas një dëmtimi të Calhanoglu. Në kohën shtesë, me një të majtë të bukur nga brenda zonë Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Maignan.

Në fillimin e pjesës së dytë, Taremi dyfishoi shifrat për të besuarit e Inzaghit. Ekipi i Conceicao nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencat me Theo Hernandez, falë një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Pulisic vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të. Milani do siguronte fitoren mes Thrillerit, me një gol të Abraham në fund.

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Shume dobet Asllani. Ai dhe Frattesi nuk jane per Interin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigon

      Me gjithe deshiren e madhe per te qene nje patriot dhe to mbeshteses Asllanin eshte e pamundur te mos thuash te verteten. Asllani ishte shume dobet dhe Interi humbi prej ti. Aji kur nuk kriojon apo di ti jape frymarje ekipit. Ai eshte frikacak dhe nik dije te tribloje kundershtare. Dy golat e Interit erdhen nga pasime te gjate nga mbrojtja.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje