Pista "Kessie", largimi i "të padëshiruarve" dhe një shkëmbim i mundshëm Vlahovic-Lukaku

14 Korrik 2023, 10:22Sport TEMA

Pista "Kessie", largimi i "të padëshiruarve" dhe

Pasi i hoqën duart nga Milinkovic Savic dhe janë drejt mbylljes së marrëveshjes për Zaniolon, Al-Ahli po mendon seriozisht për pistën “Pogba”. Tek Juvja po përgatiten për zëvendësuesin e francezit, edhe pse nuk mendojnë për të bërë shpenzime marramendëse (10 milionë për transferimin, që mund të shkojë deri në 30 milion me gjithë pagën).

Alternativat nuk mungojnë për “Zonjën e Vjetër”, që nga Koopmeiners i Atalantës dhe De Paul i Atleticos deri tek i riu Diarra i Strasburgut. Por profili që intrigon më shumë Allegrin, por edhe Giuntolin dhe Mannan, është Frank Kessie. Në rast të një lamtumire të francezit, Max po mendon për afrimin e “Presidentit”, i cili para 2 sezonesh ishte protagonist absolut në mesfushën e Milanit, teksa ndihmoi në fitimin e titullit për ekipin nga Milanello, përpara se të transferohej tek Barcelona.

26-vjeçari nga Bregu i fildishte, ka qëndrueshmëri dhe nuhatje për golin dhe nuk është i paprekshëm në Katalunjë dhe Blaugranat po mendojnë ta shesin mesfushorin në Arabi për të përfituar nga ai pasi e morën atë një vit më përpara me parametra zero. Por plani i Juves është që ta marrë Kessie në huazim.

Në çdo rast përpara se të shohin për afrime të reja drejtuesit e “Zonjës se Vjetër” duhet të mendojnë dhe për largime për të përmirësuar situatën financiare dhe për të rregulluar bilancet, me lojtarë si Zakaria, Arthur e McKennie të cilët janë më të kuotuarit për të lënë “Allianz Stadium” këtë verë.

Gjithashtu duhet sakrifikuar edhe një lojtar BIG, prandaj Giuntoli dhe Manna ndodhen ne Londër për të bërë të mundur transferimin e Vlahovic te Chelsea, për të cilin do të kërkojnë një shkëmbim me Lukakun, ndërsa për Chiesan po zhvillohet një derbi anglez midis Liverpoolit dhe Newcastle.

Lini një Përgjigje