Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho deklaroi se Shqipëria po përgatitet për përballjen me Italinë, e cila do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin B të EURO 2024, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia me Spanjën.
Gjatë një konference për shtyp nga Austria, aty ku kombëtarja po zhvillon fazën përgatitore, Sylvinho u shpreh se ende nuk mund të thotë formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë kundër italianëve.
Sa i përket miqësores ndaj Azerbajxhanit, që do të zhvillohet më 7 qershor, ora 19:00, tekniku brazilian nënvizoi se do të provojë gjëra të reja.
“Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për EURO 2024, është proces pune shumë i shpejtë. Nuk kemi pasur 3-4 javë në dispozicion, kemi 7 ditë që stërvitemi. Sigurisht, po përgatitemi me Italinë, por nuk mund të them akoma sesi do të jetë skuadra.
Mbetet për t’u parë. E rëndësishme që në ndeshjen me Azerbajxhanin t’u japim mundësi lojtarëve, të provojmë gjëra të reja. Është proces dinamik për kombëtaren. Kjo është një përgatitje e fortë për të gjithë. Italia është e fortë, është ndeshje e fortë. Po përgatitemi për t’u përballur siç duhet me Italinë. Ashtu edhe Krocia, Spanja, grup i fortë, i bukur. Është e rëndësishme ta shijojmë këtë turne, të provojmë të bëjmë më të mirën”, theksoi Sylvinho.
Shqiperia nuk del pa pike me Italine dhe Spanjen. Me Spanjen kemi humbur ne miqsore 1 me 2, por trajner ishte Reja. Skuadra eshte shume me e forte, me e organizuar dhe me teknike me Silvijon. Me Cikalleshin ka gabuar, por Silvijo eshte shume i zgjuar, perdor skema te ndryshme qe i pershtaten skuadra sone. Reja ishte i pandreqshem. Edhe me San Marinon luajti me 3 5 2. Per 500 vjet Reja nuk do na kishte cuar ne Gjermani, por kishte shume prej jush qe nuk bindeshit. Po kaluam grupin skuadra mund te shkoje shume larg. Me Brojen skuadra jone do te jete shume e frikshme.
Ja fut pordhes . Reja ishte shum i mire por e sabotonon kosovaret e Kombetares, ndersa ky Sylvinjo , ky esht nje lopcar qe nuk ka nivel fare . Ky dhe nje nderrim nuk di ta beje . Por keta lojtare qe kemi sot jane individe te mire,kane aftesi te mira individuale, ndaj dhe mund te marrim pike
Shkove ne Poloni me Rejen, humbe 1 me 4, megjithese luajtem mire. Shkove ne Ceki ne miqsore, humbem 1 me 3, prape luajtem mire. Erdhi Polonia ne Tirane, na mundi 0 me 1, ne pergjithesi skuadra luajti mire. Skema me 3 mbrojtesa favorizon skuadren me te forte, e lodh skuadren, humbet fantazia ne mesfushe. Me 3 mbrojtesa, Hysaj duhet te qendronte ne stol. Me sistemin me 4, Hysaj ka bere shume me pak gabime. Kosovaret aty kane qene dhe jane. Kur skuadra vazhdimisht luan mire por nuk merr pike, faji i mbetet trajnerit, kur skuadra merr me shume pike se vlerat qe shfaq ne fushe, merita me e madhe I takon trajneri.
Fakti qe nuku kane shume minuta mund te jete gje e mire sepse mund te jene te fresket e persa kohe qe jane stervitur rregullisht nuku shoh problem te madh .Paolo Rossi dikur ardhi ne kupen e botes pa luajtur asnje minute me klubin per dy vjet e doli me i miri .
Reja ishte trainer nga me te miret e Italise e shume prej lojtareve te sotem i mblodhi ai .Sylvinjo dhe stafi kane luajtur ne finale te kupes se botes e te kampioneve pra ne nivelet me te larta qe mund te imagjinohet .Sipas te dhenave jane tipa qe paraqiten ne pune qe ne sabah e jo te kafeneja prane federates por ne zyre duke analizuar e bere sehir lojtaret nga 10 ore ne dite .nashi me mire s’kemi ku gjejme e gjithshka varet nga lojtaret ne fushe se vete ai s’do futet te luaje .