Presidenti i Torinos: Asllani do të jetë i rëndësishëm për ne

4 Shtator 2025, 17:00Sport TEMA
Presidenti i Torinos: Asllani do të jetë i rëndësishëm

Kristjan Asllani luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Torinos më 31 gusht. Mesfushori shqiptar ishte titullar në përballjen kundër Fiorentinës, e cila përfundoi me shifrat 0-0.

Në një intervistë të dhënë për “TeleLombardia”, presidenti i Torinos ka deklaruar se Asllani do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, por i duhet të rifitojë ritmin e ndeshjeve. Presidenti Kairo kërkon nga ekipi që të kenë rezultate më të mira se sa në sezonin e shkuar.

“Kemi një skuadër konkuruese, të ndërtuar nga trajneri Baroni dhe nga drejtori sportiv Vanjati. Asllani? Ai ka nevojë që të rifitojë ritmin e tij të ndeshjes, por do të jetë i rëndësishëm. Simeone dhe Ngonge luajtën pak vitin e shkuar, por do të përmirësohen.

Mund të bëjmë gjera të mira, ka potencial. Asnjë entuziasëm, sepse e nisëm dobët me humbjen e keqe ndaj Interit, e cila më zemëroi shumë. Duhet të bëjmë më mirë se sa në vitin e shkuar”, ka deklaruar Urbano Kairo.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Duhet thene se Asllani u deklarua si me i miri i kesaj ndeshje me 4.2 pike pervec portierit te Fiorentines De Gea qe mori 4.6 pike. Nese vazhdon keshtu, Kristiani do jete nje pike shume e forte e Torinos.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje