Projekti i ‘Selman Stermasi’-t të ri, Gonxhja: Ripërtëritje urbane dhe stadium modern

8 Janar 2025, 13:05Sport TEMA
Projekti i ‘Selman Stermasi’-t të ri, Gonxhja:

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot disa detaje të rëndësishme për projektin e stadiumit të ri ‘Selman Stermasi’.

Gonxhja theksoi se ky do të jetë stadiumi i së ardhmes, ku inovacioni dhe zhvillimi do të bashkohen.

Ministri theksoi se, projekti i stadiumit të ri ‘Selman Stermasi’, përtej hapësirave moderne për sportin dhe skuadrat e zemrës, do të transformojë hapësirat urbane dhe do të krijojë mundësi të reja për qytetarët, komunitetet dhe ekonominë e qytetit.

Ky projekt do të ofrojë energjizimin e qytetit, zhvillimin inovativ të pronave publike, ripërtëritje urbane dhe një stadium modern.

Sa i përket afateve të garës dhe dokumentacionit që nevojitet, Gonxhja bën të ditur se, afati total është 110 ditë.

Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza e kualifikimit zgjat 60 ditë.

Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga juri ndërkombëtare. Do të jepen 5 çmime për idenë më të mirë të projektimit. 3 fitues do të kalojnë në fazën finale të ankandit dhe do të ketë 1 fitues të kontratës.

Në përmjet këtij projekti do të mundësohet rijetëzimi i stadiumit aktual në stadium standart 4 UEFA.

Mundësohet rikualifikim i zonës rreth stadiumit dhe rikonceptim i hapësirave urbane për përdorim publik dhe përdorim privat.

Gjithashtu ftohen për pronarët privatë që t’i bashkohen nismës së Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC).

Për projektimin dhe zhvillimin e zonës urbane të stadiumi “Selman Stermasi” ftohen arkitektët dhe zhvilluesit apo investitorët vendas dhe të huaj.

1 Komente

  1. N
    Niko

    Po,po, futni edhe nja 5 kulla 50 kateshe ne nje cope lulishte qe kishte ngelur aty per pensionistet e shkrete

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje