Merkato Superiores: Fernando rikthehet tek Egnatia, Elbasani dhe Laçi prezantojnë afrimet e radhës

7 Janar 2025, 15:03Sport TEMA
Merkato Superiores: Fernando rikthehet tek Egnatia, Elbasani dhe Laçi

Klubet shqiptare e kanë nisur vrullshëm merkaton, me disa afrime të rëndësishme, për pjesën e mbetur të kampionatit.

Fernando Medeiros është rikthyer tek Egnatia. Aventura e brazilianit në Azerbajxhan ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Fantazisti ka firmosur me rrogozhinasit deri në verën e vitit 2027.

Elbasani ka përforcuar mbrojtjen, duke afruar nigerianin Abbas Ibrahim, i cili vjen nga Zira në Azerbajxhan. 

Laçi ka njoftuar firmën me mesfushorin Alban Shabani. 24-vjeçari rikthehet në Superligën shqiptare, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Skënderbeut.

Lini një Përgjigje