Drejtori sportiv i Leçes, Corvino: Ramadani nuk largohet

8 Janar 2025, 12:05Sport TEMA
Drejtori sportiv i Leçes, Corvino: Ramadani nuk largohet

Drejtori sportiv i Leçes, Pantaleo Corvino ka folur për merkaton e skuadrës pulieze. I pyetur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit shqiptar Ylber Ramadani, ai ka deklaruar se 28-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Ramadani është një lojtar titullar. E ka treguar në fushë këtë”, ka thënë Corvino. Gjithsesi e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket e paqartë, pasi nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat.

Zërat e merkatos e afrojnë Ramadanin me Napolin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Lini një Përgjigje