
Kohët e fundit në pjesën dërrmuese të mediave shqiptare është botuar një artikull mbi origjinën shqiptare të heroit të Argjentinës në botëror, Lionel Messi. Shkrimi me autor Z. Lutfi Dervishi ka patur një jehonë të jashtëzakonshme në hapësirën mbarëshqiptare.
Ai ia ka dalë t’u rezistojë të gjithë verifikimeve dhe testeve që bëhen në këto raste për të shqyrtuar vërtetësinë e argumentave, dhe ka rezultuar i saktë veçanërisht në testin e pagabueshëm të të vërtetës të lexuesit shqiptar. I cili është i famshëm për dyshimet me të cilat pret argumentat e reja që hidhen shpesh herë në mexhelis.
Por, pavarësisht se argumentat që sipas Z. Dervishi, vërtetojnë katërcipërisht origjinën shqiptare të Lionel Messit mund të qëndrojnë, duke u nisur nga mënyra se si ato janë pritur ndër “bashkëkombasit” e tij në brigjet e Adriatikut, Jonit dhe kudo ku ndodhen në botë, sërish ne i kemi dhënë vetes të drejtën për të ruajtur qoftë edhe një grimë të vogël dyshimi mbi vërtetësinë e këtij pretendimi dhe të parashtrojmë disa argumenta përse, Leo Messi, mund të mos ketë fare lidhje me Shqipërinë. Duke marrë përsipër edhe përballimin e ndjenjës së fortë të fajit për zhgënjimin që kjo do të shkaktonte ndër shqiptarët, por ndoshta edhe duke u përpjekur të shpjegojmë përse, në fund të fundit, mos ndarja e të njëjtës kombësi me yllin argjentinas, mund të jetë diçka e mirë për popullin tonë.
Së pari, është vërtetuar se Messi ecën në fushë 70 përqind të kohës, jo për shkak të dembelizmit, që Z. Dervishi në artikullin e tij e kamuflon me fjalë të tjera, duke e nënkuptuar si një karakteristikë të shqiptarëve, por për shkak të largpamësisë me të cilën ndjek lojën. Ish trajneri i tij tek Barcelona në kohët e arta, Bep Guardiola, në një interpretim që u bën shëtitjeve të Messit në fushë thotë se në ato momente “Leo është duke studiuar terrenin, është duke logjikuar dhe vendosur se ku do të gjejë pikën e dobët të kundërshtarit, ku do të godasë pas dhjetë minutash. Dhe e bën me një gjakftohtësi të mahnitshme”. Vini re tre fjalët kyçe: “largpamësi”, “studiuar”, “logjikuar”… dhe përsëriteni origjinën shqiptare të Leo Messit, nëse mundeni.
Së dyti, Leo Messi në ndeshjen e famshme kundër Holandës, ishte duke u “hakmarrë” për një prej miqve të tij më të mirë në jetë, ish futbollistin e Barcelonës, Riquelme. Për ata që nuk e dinë, Van Gaal, trajneri i Holandës kish qenë dikur trajner i Barcelonës. Dhe ia kishte nxirë jetën Riquelmes. Leo Messi pra, nuk shau dhe fyeu sepse dikush po e shihte, por për shkak të besnikërisë ndaj një miku të çmuar, të cilin jo vetëm nuk e kishte harruar, por po bënte të pamundurën për t’i rikthyer dinjitetin pas kaq shumë vitesh. Vini re fjalët kyçe në këtë argument: “bensikëri” dhe “mik”.
Së treti, nuk është e vërtetë që Messi ngre tre gishtat drejt qiellit, duke u lutur për gjyshen e tij arbëreshe. Siç thotë dhe kënga e famshme argjentinase “Muchachos”, arsyeja pse Messi i ngre tre gishtat është shumë më banale, shkon deri në egoizëm: “Quiero ganar la terzera / Quiero ser campeon mundial”,- thotë kënga. “Dua të marr Kupën E TRETË. Dua të jem kampion bote”. Pra tre gishtat i ngre, Z. Dervishi, sepse dëshiron të marrë Kupën e Tretë. E do për vete. Dhe e do për Argjentinën. Se po ta donte për Shqipërinë, do të kishte ngritur vetëm një gisht, pasi siç e dini mirë, Shqipëria nuk ka asnjë Kupë Bote.
Së katërti, argumenti juaj për festimin e golave duke bërë shqiponjën dhe akuzat e pamerituara që hidhni mbi Infantinon si personi që e pengoi, bien, pas disa pamjeve filmike që kanë dalë së fundmi në tik-tok, në të cilat Infantino i kërkon Messit të zgjedhë mes xhubletës dhe bisht-it katariot si veshje për momentin e ngritjes së Kupës, dhe Messi pa u menduar vendos për bisht-in.
Dhe vijmë tek ai që ju e konsideroni si argumentin tuaj më të fortë, dhe i cili ka kontribuar më së shumti për mbështetjen në mënyrë tërësore të tezave të hedhura nga ju Z. Dervishi, mbi origjinën shqiptare të Leo Messit: Ura e Mesit në Postribë. Nuk e di a e bëni qëllimisht ngatërrimin e numrit të harqeve, por disa fshatarë të zonave rrotull kanë shkuar këto ditë dhe i kanë numëruar. Nuk u dalin 10. U dalin 13 harqe. Me këtë numër harqesh, sipas besëtytnive jo vetëm shqiptare, po edhe atyre argjentinase, Leo Messi dhe kombëtarja e tij nuk do t’ia kishin dalë kurrë ta fitonin Kupën e Botës. Ose edhe po ta fitonin, nuk mendoj se avioni i tyre do të kish mundur të rikthehej në Argjentinë.
Së fundi, po ju jap edhe një argument shtesë. Gjatë festimeve madhështore, të papara deri më sot askund që argjentinasit mbajtën për fitoren në Kupën e Botës, Leo Messit nuk ia mbajti që të vazhdonte rrugën në drejtim të turmës që po priste të përshëndeste heroin e vet, por ia mbathi me helikopter, duke u kaluar mbi kokë dhe duke shkuar më pas në shtëpinë e tij në Rosario. Tani, na thoni ju lutem: kush është ai shqiptar, që nuk shkon të futet me kokë mespërmes cilësdo turmë? Ju me siguri do të thoni që ndoshta nuk shkoi sepse nuk i konsideron si bashkatdhetarë, por jo, ne jemi të sigurt se arsyeja qëndron tek dobësia karakteriale e Leo Messit, dobësi që e bën atë të ngjashëm me një shqiptar, sa është e ngjashme nata me ditën.
Prandaj, ne do ju luteshim Z. Dervishi, që të jeni më të kujdesshëm kur luani me ndjenjat e një populli. Të përdorni argumentat historike atje ku është e nevojshme, por pa i shtrembëruar. Sepse me këtë logjikën tuaj, i bie që të jenë të vërteta edhe ato fjalët që qarkullojnë, sipas të cilave mbiemri i Maradonës e ka prejardhjen nga fjala “Mora Dorën”. Se pikërisht për të nderuar këtë shprehje shqiptare prej të cilës buron mbiemri i tij, Diego Armando mori dorën dhe shënoi golin e famshëm me dorë në Botërorin 1986. Duke përjetësuar kështu paraardhësit e tij napoletanë, të cilët sipas po këtyre teorive që qarkullojnë, i paskësh dërguar vetë Gjergj Kastrioti me një mesazh adresuar Mbretit të Napolit.
Por jo, Z. Dervishi. Ne refuzojmë të pranojmë si të vërteta, teori të cilat kanë dështuar në kapërcimin e testeve rigoroze të metodave të verifikimit historik të ngjarjeve dhe personazheve. / Replikë jo e detyruar me Z. Lutfi Dervishi - Bota.al
Yjet e botes, ne sport, art e kulture, kudo qe jane, jane shqiptare me origjine dhe PIKE,.mos na cani koken me, e di Lutua...
Ha ha ha ha Lut Dervishi ka tall trapin oreeee. Thjesht u tall me manine e shqiptarve per ti nxjere te gjith te famshmit e botes si me origjin shqiptare. Po mir kta te bota.al se qenkan njerez te trashe, po ju te tema qe merrni e ripublikoni nuk i fusni dot ne levizje neuronet?
O trapa nuk e kuptoni?-Lut Dervishi po tall karin me Lut Dervishin
Po pse ia prish Stefanit kenaqesine e zbulimit qe beri?
asnjë budalla në këtë dynja nuk ka mundësi të jetë shqiptar!! psh as ver llapa,lind e rrit e vdek te 21shi,nuk ka qën shqiptar!turk me origjinë italiane!! gjithë të çmëdnurit dhe idiotët në shqipëri janë të huaj,ndryshe nga kombësia shqiptare!gjithë të mënçurit,që nga obama tek shinso abe, etje,ajnshtajni napoleoni çezari,janë shqiptarë!! pra me një fjalë ne jemi populli më i mënçur në botë!të gjithë njerzit tanë marrin çmime nobel dhe artistët vetëm golden golob e cezar!ata që,nominohen por nuk i marrin,nuk janë shqiptarë!gjithë fituesit e kampionateve botrore,janë shqiptarë,ata që nuk i fitojnë,që nga vëndi i dytë e poshtë,nuk janë shqiptarë!edhe ata që fitojnë kampionatet europiane janë shqiptarë!psh në 2016,tërë pportogezët ishin shqiptarë,kurse skuadra jonë kombëtare që fitoi vetëm një ndeshje,nuk është shqiptare!! a u morëm vesh tashti?? këtë mënyrë të të menduarit,se unë,familja time janë më të mirët, e kam lënë që kur kam qënë 4 vjeç e gjysëm!!e kuptova se kishte dhe të tjerë,jashtë familjes time, shumë të mirë e të zgjuar dhe nuk mund ti quaja të familjes time!e pjestarë të familjes që nuk mund ti hidhja poshtë,për shkak të "gjenialitetit" të tyre!!
Ironia e Dervishit ishte kaq e dukshme(madje dhe vulgare mund te thuhet) sa çdo Analfabet Funksional mundej ta "lexonte"!!!! Ndersa ky Bota.al, pa emer, se paska kuptuar ende!!!. Por edhe TemA po abuzon me kete mendje shkurtër, të bota.al, duke ja botuar komentin diarre mbi "patriotizmin" e Dervishit.
Lutfi Dervishi, ose ishte sarkastik ose nje gomar e gjysme… Personalisht mendoj të parën!
IIIyrian . se gjete . Eshte e dyta .
Ha ha ha. Edhe ata qe jane shqiptare nuk duan te jene shqiptare.Shumica e shqiptareve jane bastarde gjak i prishur me turq.Vetem pak jemi ne qe jemi vertet shqiptare.Prandaj kemi ikur dhe nuk kthehemi me.
Sepse nuk eshte Ka r
Shqiptaret jane Muzullman,Messi edhe Po te jete do ishte arberesh,tjeter Fe tjeter Tradita.sa per gjuhen,anglisht flasin edhe nigerianet Po a jane anglez ???
Dole prap ti plehr qe shan Shqiptaret. Cfare je ti ndyresir se shkruan edhe Shqip?
A jane Shqiptaret muzullman se ka 500 xhami,ne Shqiperi pse te vjen inat qe je muzullman,une nuk shaj njeri,a jane traditat te ndryshme mes Kaurreve dhe muzullmaneve jane athere ha nje mut .juve doni edhe muzullman edhe kryq nuk behet .Une e dua Shqiperine por Mos te harrojme se 70% jane muzullman
Lengun e pidhit mamas tende shit
Kultura nuk eshte dicka per te cilen njiheni,ndonje vrasje me gure Po
Kjo quhet "DOPJE TALLJE TRAPI" I pari u tall LUT DERVISHI duke na thene se Messi ishte shqiptar. I dyti tallet duke u perpjekur i mbushe mendjen Dervishit dhe pastaj lexuesit e popullit shqiptar se Messi nuk eshte shqiptar. Te dy keni bere nje verr ne uje . apo keni hedhe ca te zeza mbi te bardhe per te nxire mendjen e lexuesit. Tregohuni pak me serioze. Keto mund te shkruhen si SATIRE ne nje rubrike te vecante psh " IDIOTESIRA NGA BOTA SHQIPTARE"
Lutfiu I shkruajti te dy artikujt
Meqe nuk e bejme dot veten, kerkojme fatktore/elemente te jashtem qe te formesojme/rrisim identitetin kombetar... p.s. dikur nje shqiptar i MADH ??!! me thoshte: Edhe fjala balshoi (rusisht, i madh) vjen nga shqipja: Boll-leshoje, se eshte i rende...!!:).....na gajasen me keto budallalleqe..
Le te flet vete Mesi ne ndonji intereviste eventuale !! Se besoj se do te shprehej haptas dhe te mburrej me origjinen e tij arbereshe gjegjesisht shqiptare .. Nese pohon do te ishte nji befasi e kendshme ose eventualisht te ndikon qe Argjentina ta njef Kosoven shtet!! Sot eshte per vizite ne Shqipni Dendias !! Si mendoni DENDIAS -Deda te deklaron se jam arvanitas gjegjesisht shqiptare !! Sa gjasa ka ......
Po Lutfi Derivishi e ka tallur trapin me qellim, eshte nje artikull komplet satirik, sarkastik dhe ironik per shqiptaret qe cdo vip e nxjerrin me prejardhje shqiptare ????????????
Lutfi Dervishi nji krye karagjoz tallet e bën satir që ropt ja qift kina e India bashk. Edhe ty gjithashtu
e po kur u bo edhe ky Morr Bythe katundi me u marre me Shqiptaret e akoma me Skandaloze me Messin heeeeeeeeeeej !!!!!!!!!!! _Ktheni ne Stall morrin se na qelbi Qytetin
Lutfi Dervishi, ne shkrimin e tij per Leo Messin, beri ironi te holle dhe inteligjente, per marrezine kolektive shqiptare qe I indentifikon mjaft njerez te medhenj te botes si shqiptare! Komentues, lexoni shkrimin si shkollare dhe jo si analfabete funksionale!
Paska rrjedhur keq dynjaja
A i ka dal dehja ende këti DERVISHI.
o te dhjefshin gamort e stanin ne kok ,se ashtu do ishe mo i bukun
Nuk ka as tallje trapi as satir ! E kanë seriozisht! Por ndërkohë që lutfiu dje ua zbuti qimet me shkumbë, ky i sotmi ka marr briskun dhe po ua rruan trapin gjithë lexuesve!.
Po leni nam me këto shkrime.
MBAS 500 VJETESH NUK MUND TE JESH ME SHQIPETAR. NE SHQIPETARET EDHE MANDELEN, JEMI GATI TA BEJME SHQIPETAR.
Ky debat tregon nivelin ordiner dhe papergjegjesi te shtypit shqipetare ku gazetar e quan vehten edhe nje qoftexhi apo fsheshaxhi rrugesh…Ne qoftese artikulli i pare rreth Messi ishte me argumente jo sh bindese dhe te dokumentuara, artikulli i dyte eshte ne baze te opinionit personal dhe hamendjeve patetike..!!!
Me vjen keq te konstatoje se keto shkrime dhe "analiza" jane shume primitive. Eshte turp qe gazetaria jone te merret me sencin "negativ-self istim" te shqipaterve. Eshte fare e thjeshte qe keta gazetare llafazane te pyesin Mesin. Ne tere boten pranohet se cdo njeri eshte ai qe deklarohet. Ketu do mbylleshin komentet, sepse kjo e drejte eshte apsolute ne bote. Keto shkrime injorantesh, kane vlere vetem ne Shqiperi sepse akoma ka njerez qe nuk besojne ne vlerat shqiptare...
jo vetem Messi, por dhe Mao ce Dun, Trump, Joe Biden, Buda, Leo di caprio etj etj jane me origjine shqiposh. Kete e thote vete nje prej shqipove me te ndritur te ketij shekulli: prof Sazan Guri. Madje sipas tij edhe kopshi Edenit, aty ku qendroi Eva dhe Adami (edhe keta shqiptar mqs ra fjala), edhe kopshti pra, ishte diku ne thellesite e Skraparit te profesor Sazanit
Edhe gopi sateme
Vazhdojmë në kuadrin e talljes së bythës se kështu është katandisur ky popull!
Seriozisht e ka ky?! Kaq budalla i mendon shqiptaret? Ishte e dukshme qe artikulli i Dervishit ishte plot ironi dhe sarkazem,ndoshta jo me e qendisura bukur por sigurisht thumbuese per ne shqiptaret edhe pse nuk jemi te gjithe nga lloji qe cdo te famshem duam ta bejme shqiptar (e meqe ra fjala nuk jemi te vetmit, fqinjet tane e kane bere fakt te kryer per personazhe qe hitorikisht dihet qe nuk jane te tyret,nje shembull, Aleksandri i Madh). Mbase edhe e ka gjyshen arbereshe ne te vertete por c'rendesi ka kjo nese ai nuk do te merret me kete pjese te origjines se tij, E pse pikerisht tani u kujtuan shqiptaret te merren me rrenjet e tij kur ai ka 20 vjet ne fushe. Sido qe te jete, luajti per vendin ku ka lindur dhe eshte rritur si femije. Duket qe edhe autori i ketij artikulli eshte perpjekur te beje ironi, me "zgjedhjen e bishtin" ne vend te xhubletes, apo me arratisjen me helikopter por serish nuk e shoh pse ishte e nevojshme per nje artikull replike nga Dervishit. Ose te pakten nese po, te kishe perdorur pak me shume gjuhen e tij
E vetmja mënyrë për t'i bërë ballë marrëzive alla Sazan Guri, një sëmundje që përhapet me shpejtësinë e dritës ndër ata që për burim informacioni në jetë kanë patur vetëm format e edukimit në Bashkimet Profesionale, janë këto dy shkrime, i Lutfi Dervishit dhe kjo "replika" ndaj Lutfiut. Bëjnë shumë mirë, si Lutfiu dhe ky "replikuesi" që tallin trapin me marrëzinë, e cila konsiston në përpjekjen groteske për të paraqitur çdo gjeni të njerëzimit me rrënjë e gjak shqiptar.
mua personalisht, shkrimi i Lutfiut mu duk ironik dhe talles per ne shqiptaret sepse po fillojme ti quajme te gjithe shqiptare ose me prejardhje shqiptare dhe nuk besoj se e kishte me gjithe mend
Kur të flakin nga aeroplani në Ruanda edhe sikur nga veshët e Mesit të kapeni, nuk keni shpëtim!
Nuk rri dot pa henger mut ti dashnorja Orestis Givas
Shkrimi i Lutit ishte shume i bukur. Ky shkrim eshte kot. Mesi eshte shqiptar sa c'jemi te gjithe ne argjentinas.
Argjentinasit 95% me ADN europiane jane shumica italiane dhe nje pjese e madhe arberesh
Lutfiu ka dashur te talle trapin por s’ia ka arritur me sa duket dhe e ka menderosur.
LEO MESI, MBASE E PRANON ORIGJINEN E TIJ “SHQIPTARE” MBASI TE JETE NE FUND TE JETES SE TIJ, ASHTU SIÇ BERI AKTORJA E MADHE ELENI PAPA… SOT PER TE SHUAR Ç’DO KURESHTJE, MJAFTON QE NJE GAZETAR I YNI, TE SHKOJ NE ROSARIO, VENDLINDJA E LEOS, DHE TE PYESI GJYSHEN E TIJ QE ESHTE ENDE GJALLE….
Leo Messi eshte Shqipatr dhe kete se luan topi. I tha Hollandezit kur mbaroi ndeshja " pse m shef ashtu"? Vetem Shqiptaret vriten e rrihen pse nuk e pe mire, po e pe shtrember
Ha ha ha edhe une ashtu them,eshte shqiptar.Komenti me i qelluar
Nuk është i vërtetë as njëri nga versionet. E vërteta është (sipas historianit personal të Mesit) se e ëma e Mesit kur ishte shtatëzanë udhëtonte me avion mbi Shqipëri në çastin që lindi Mesin. Ja kaq e thjeshtë është gjëja.
Me duket se dhe majmuni antropomorf ka qene ai qe beri shqiptaret dhe fliste shqip. Kjo moshe e ketyre viteve qe kane zbuluar bythe e breke, qe flamurin e kombit e bejne breke dhe mbeshtejellen bythen e mutit dhe shurres (shiko kengetaret gjoja shqiptare qe vijne e marrin edhe pasaporta ne Tirane) , bashke me ca pleq zgarbo qe jane tekahyter, por e bejne e po e thone se Shqiperia eshte qendra e botes, se Koperniku e kish fjalen per Shqiperine që Toka rrotullohej rreth saj dhe per ate e hodhen prifterinjte ne zjarr! Po, çfare behet me keta njerez?! Xhorxh Bushin na e nxorren nga Bolena e Vlores, Napoleonin na e nxorren nga Himara se kishin ikur 300 vjet perpara ne Peloponez e pastaj ne Korsike, Messin na e nxorren shqiptar se kishte emigruar gjyshja ne Argjentine, po Saliu nga eshte? E ndoqen nga fshatrat e Kukesit se vrau gjyshi tij prifti dhe shkoi ne Viçidol, pastaj atje ndenji nja tre muaj me Sheqeren Karaxhiçi , ajo i mjekonte plaget e luftes dhe i bente edhe qejfin me masazh koqet, te mos merzitej e na nxorri Saliun! Tani ka ngele qe Bota eshte satelit i Shqiperise! Ne fund doli dhe LUTI fendaku, gazetari publikes Rtsh e na tregon fantazi me keq se ai idioti Çako që eshte kthyer ne prift apo hoxhe pa çallme e kapellaq dhe derdellis e genjen njerezit tere diten e naten. Sa budallenj kane lindur dhe po trashegohen ne ate vend qe dikur quhej Shqiperi me plot gojen dhe tani eshte kthyer ne felliqesire te mendimit dhe veprimit me ato qe degjoj dhe shikoj.
Po eshte Shqipetar,dhe vorioepirot po deshe ! Leonidha Meksi!
Ju e beni Mesin si fillim Allvanos. Ne do ta bejme me pas Elinas Vorioepirotis. Pra o kaliteros kalathsferistis sto kozmos eshte Notioepirotis Giannaqis Mavro Antetokumpos. Pra telika o kalitero podhosferistis sto kozmos eshte Vorioepirotis Lionelaqis Aspro Messaqis.
O spiro spirotakis. Sa gjuhe e bukur kjo elliniqishtja: kalathosferistis, pordhosferistis etj, etj ...!!
Domethënë kot mburremi ne? Sepse në fund do dalë dikush dhe do e quaj më pas si vorioepirot duke na lënë me gisht në bythë! Vallahi, koment më brilant se ky nuk mund të mendohet. Të lumtë! Do më vinte mirë që çdokush që do e lexonte të ndjente po atë kënaqësi që ndjeva dhe unë. Spiro mos vdeksh kurrë!
UNË QE PO SHKRUAJ ME QUAJNË LUTFI PRIFTI DHE ËSHTË E VËRTETË QE MESI ËSHTË ME PREARDHJE SHQIPTARE NGA FISI I ILIR METËS QE TE THYEN NË MES PRANDAJ JA KANË VENE EMRIN MESI PER NDER TE TIJE. DHE GJYSHI I TIJE ËSHTË NGA TROPOJA ME ORIGJINË DHE QUHET SALI RAME RREMPALLA SEPSE GJITHE GOLAT I BENE ME PALLEN E KOMËS.
Autori i ketij artikulli me nje keqedashesi dhe me nje nivel sh te ulet areayetimi gati sa nuk po thoshte se ai eshte grek, dhe i kundravihej atij te pari qe qe po ashtu jo i argumentuar fort…