Rama ndan pamje nga stadiumi "Air Albania" me 22 mijë qeleshet mbi stola: Forca

12 Tetor 2023, 18:34Sport TEMA

Rama ndan pamje nga stadiumi "Air Albania" me 22 mijë qeleshet

Shqipëria përballet sot me Republikën Çeke, ndeshje kjo vendimtare për fatin e kuqezinjve në grupin kualifikues të “Euro 2024”.

Skuadra e Silvinjos do të përballet sonte me Republikën Çeke për të prerë biletën kualifikuese për në Gjermani, verën e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të stadiumit “Air Albania”, me 22 mijë qeleshet e vendosura në stolat e stadiumit, ku në 20:45 do të zhvillohet ndeshja.

“Forcaaaaa”, shkruan Rama në mesazhin drejtuar kuqezinjve, pak orë para përballjes.

Rreth 22 mijë qeleshe janë ndarë në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

2 Komente

  1. w
    w

    Me qylaf ,,haha ,,,fiton cekia ,,,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Myzeqari

      Po shyqyr që ja gjetët emrin...... . Sepse në mëngjez lajmi ishte se stadiumi ishte mbushur me plisa....... . Booboo !... - thashë. - E paskan pluguar stadiumin. E kanë mbushur me plisa. Do ta mbjellin patate........ . Në myzeqe i thonë TAKIE..... Vjen nga fjala Krye..... Te kreu, Te kria, Takie.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje