
Kryeministri Edi Rama nga "Foltorja" e Kuvendit ka folur edhe për stadiumin kombëtar.
Teksa deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se me shembjen e stadiumit "Qemal Stafa" është shkatërruar identiteti i Tiranës, Rama iu përgjigj duke thënë se ai stadium ishte 'Non Grata' nga UEFA, sot në të luhet një finale Europiane.
"Stadiumi "Qemal Stafa" ishte sheshi i përdhunimit të një ikone, ikona është aty, e gjithë tribuna qendrore që është e vetmja gjë e mbetur autentike nga projekti dhe e ndërtuar nga italianë, hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri është aty, pjesa tjetër ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit dhe nuk kishte lidhje me arkitekturën origjinale dhe fakti që sot aty nga një vend i trishtuar i braktisur i ndodhur ku gjenin strehë makinat e vjetra që shkonin të ndërronin gomat dhe ato që laheshin, dhe stadiumi kombëtar ishte 'Non Grata' dhe tani luhet një finale europiane, flet vet", tha Rama.
C'a dreqin deshe aty mer Ed ? Nuk kishe ven tjeter ? Stadium me histori. Gjithe Bota i mban. Ishte Non Grata t'a boje Me Grada ( E restauroje kur t'i vinte koha dhe e leje ashtu Muze ). C'a flas dhe une.
Kapaciteti i stadiumit eshte i ulet. Duhet te ishte projektuar te pakten me 30 000 ulese. Keshtu qe per kombetaren do te jete i perkohshem. Kosova, me sa di, po e nderton me 40 000 ulese. Jane me te zot se ne ata.