Rasti unik i Suedisë, nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

2 Prill 2026, 17:00Sport TEMA
Rasti unik i Suedisë, nordikët u kualifikuan në Botëror me

Jo gjithmonë ai që grumbullon më shumë pikë fiton në fund…Po, po e dëgjuat saktë. Rasti unik ka ndodhur fushatën e fundit kualifikuese, me Suedinë e cila kishte grumbulluar vetëm 2 pikë në eleminatoret e Botërorit grup në të cilin ndodhej edhe Kosova, por falë Ligës së Kombeve kishte siguruar Play Off. Kundërshtari i mundshëm i Shqipërisë në finale, në rast se kuqezinjtë do të mundin Poloninë, ia doli të presë biletën në finalet e Botërorit, teksa fitoi 3-2 ndaj polakëve.

Italia u përball me zhgënjimin e radhës, “azzurrët” nuk do të jenë pjesë e botërorit të ardhshëm dhe kjo për here të tretë me radhë. Të besuarti e Gattusos e mbyllën fushatën eleminatore me 18 pikë, ndërsa Polonia me 17, por kjo situatë ishte e parashikuar nga rregullorja, pasi sistemi i lejoi Suedisë të hynte në play-off falë rezultateve në Nations League. Në play-off marrin pjesë të gjitha ekipet që kanë dalë të dytat në grupet eliminatore, si dhe 4 skuadra të ripeshkuara nga Nations League, pra ekipet më të mira që nuk kishin siguruar një vend në play-off përmes eliminatoreve.

Disa muaj më parë, Gattuso kishte kritikuar sistemin e kualifikimit në Amerikën e Jugut, duke shpjeguar pse ai dëmtonte Italinë me kriteret e tij, por edhe sistemi europian ka shkaktuar shumë polemika. Rasti i Suedisë është shumë domethënës, sepse vë në dyshim një formulë që në fund nuk shpërblen rrugëtimin e plotë të skuadrave.

3 Komente

  1. K
    Klimax

    E përse rast unik? Nuk e përcaktonte rregullorja? Në fund të fundit luajti dy ndeshje kualifikuese me dy ekipe të forta, Ukrainën dhe Poloninë dhe mundi si njërën dhe tjetrën, 3-0 dhe 3-2. Mbas një periudhe krize me rinovimin e ekipit, të drejtuesve të tij dhe dëmtimet e shumë titullarëve, Suedia rikthehet gradualisht atje ku i takon.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VAR-ja

      Sigurisht që Nations League,këtu ështe futur në mes kot ,pa kuptim duke interferuar nje gare tjeter kualifikuese. Rasti u Suedisë është edhe per te ndezur teorite konspirative si psh; Po sikur Suedia te jete paguar mire psh dhe me qellim ajo len garen e fazes eliminiatorw per te favorizuar iks ekip ,se vet e ka te garantuar ply-off -in..!!!??? Pra gjithsesi perderisa le shteg per dyshime te tilla,atehere ka dhe krize besimi per aktorët dhe në këtë rast Italia ka të drejtë,po ta shohim realisht problemin. Por nga ana tjeter,Italia kapet pas ‘qimes se bishtit’ gjithmone dhe atehere kur s’di si te justifikoje ‘batakun’ e vet,apo ku ta gjej arsyen e eliminimit ,ku per ironi te fatit ne krye te FIFA-s eshte ne fakt nje italian.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fati

        2 herë e mundi Kosova, mbrenda dhe jashtë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje