Thomas Tuchel nuk pyet për emra, trajneri i Anglisë “trondit” yllin e ekipit: Mund të mosjetë në Botëror!

2 Prill 2026, 14:00Sport TEMA
Thomas Tuchel nuk pyet për emra, trajneri i Anglisë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel e ka thënë troç së fundmi se nuk pyet për emra, por do të marrë në kombëtare ata që e meritojnë. Ai që mund ta pësojë, është Phil Foden, për të cilin, tekniku gjerman thotë se nuk e ka të sigurt Botërorin.

“Ka dhënë gjithçka, është i shkëlqyer në grumbullim, por shfaq vështirësi ta tregojë në fushë. Asgjë nuk garanton që do të jetë në Botëror”, është shprehur trajneri Thomas Tuchel.

Vlen të përmendet se rendimenti i 25-vjeçarit ka rënë ndjeshëm. Këtë sezon ka luajtur në 41 ndeshje, në të cilat ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 5 të tjerë. Ndërsa me përfaqësuesen e “3 Luanëve”, ka 49 ndeshje dhe 4 gola.

2 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Mos prisni asgje nga Anglia si gjithmon me e mira ne eleminatore ne fazen finale pas ndeshjeve ne grupe do i dali para ndonje Brazil,Argjentin,Franc ose Gjermani do ta coj per lesh sic ka ndodh historikisht.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Foden këtë sezon ka kaluar një periudhë të vështirë si me gjendjen fizike ashtu edhe psikologjike të tij. Anglia ka kaq talente sa nuk besoj se mungesa e Foden në përfaqësuesen angleze do të luaj ndonjë rol. Anglia është e frikshme për të gjitha ekipet, por rezultatet e saj në kampionatet botërore dhe europiane nuk patur atë sukses që priteshin për nivelin dhe mundësitë që ka kjo shkollë futbolli!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje