Real Madrid nis "spastrimin", këta janë 3 yjet e parë që do të largohen në verë

17 Janar 2025, 22:41Sport TEMA
Real Madrid nis "spastrimin", këta janë 3 yjet e parë

Real Madrid ka pasur një sezon me shumë luhatje deri tani, por humbja në finalen e Superkupës 5-2 ndaj Barcelonës duket se ka mbushur kupën e durimit për Perez, i cili është gati të nisë një “spastrim” në verë duke larguar disa prej yjeve.

Fichajes.net raporton se Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Lucas Vazquez janë 3 lojtarët e parë të konfirmuar që do të largohen në fund të sezonit. Tchouameni u prit me vërshëllima nga tifozët madrilenë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigo-s për Kupën e Mbretit dhe mesa duket aventurës së tij te “Los Blancos” po i vjen fundi.

Real Madrid shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e tij te Monaco, por francezi nuk e ka justifikuar aspak çmimin e paguar për të me paraqitjet në fushë. Për Tchouameni interesohet Liverpool dhe Reali do ishte i kënaqur nëse do e largonte për një shifër 40-45 milionë euro.

Ferland Mendy ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha te Real-i këtë sezon. Francezi nuk po e rigjen dot formën e tij më të mirë, kontrata e e tij mbaron në verë dhe me siguri do largohet si lojtar i lirë.

Po ashtu si lojtar i lirë do largohet edhe Lucas Vasquez, perfomancat e tij këtë sezon kanë qenë zhgënjyese. Për spanjollin e ardhmja pritet të jetë në MLS, ku ka interes nga disa klube.

2 Komente

  1. m
    mirel

    Reali duhet te shporri Mbape se qe kur ka shkelur ai ne klub vec poshte ka bere.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une..

      Duhet te largohet dhe Camavinga

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje