Real Madridi dhe Napoli kalojnë në çerekfinale të Champions League

15 Mars 2023, 23:00Sport TEMA

Real Madridi dhe Napoli kalojnë në çerekfinale të


Ka përfunduar në “Santiago Bernabeu”, supersfida mes Real Madrid dhe Liverpool, me fitoren minimale 1 me 0, të “galaktikëve”, të cilët arrijnë sërish të kualifikohen për në fazën çerek-finale të kompeticionit të tyre të preferuar, UEFA Champions League.

Një gol i “bomberit” francez Karim Benzema në minutën e 80’-të, të sfidës ka mjaftuar për të vulosur fitoren e radhës ndaj “të kuqve” të Jurgen Klopp, pas asaj fitoreje magjike 2 me 5 para 2 javësh në “Anfield Road”.

Real Madrid bëhet në këtë mënyrë ekipi i fundit që arrin në çerek-finalet e UEFA Champions League dhe tashmë pritet vetëm hedhja e shortit për ekipet e mbetur në Ligën e Kampionëve, short i cili do të hidhet mesditën e të premtes në Nyon të Francës.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll.

Napoli ka dhuruar show në shtëpi. Të besuarit fituan 3-0 ndaj Frankfurtit në ndeshjen e kthimit.

Osimhen ishte autori i një dopietë në minutat 45+2 dhe 53′, ndërsa Zielinski shënoi golin e 3 me penallti në minutën e 64′ të cilën e fitoi vetë.


Tashmë, ekipi italian pret i qetë shortin të premten.

Shorti, përveç çifteve të çerekfinalave, do të tregojë edhe çiftet e gjysmëfinaleve. Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll.

Lini një Përgjigje