“Reja ndryshe nga De Biazi”, Cikalleshi: Jemi të shkatërruar pas Izraelit

26 Shtator 2022, 17:43Sport TEMA

“Reja ndryshe nga De Biazi”, Cikalleshi: Jemi të

Sokol Cikalleshi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Sulmuesi ishte në krahë të trajnerit Reja, ku ka folur edhe mbi këtë situatë të vështirë që po kalohet te Kombëtarja.

Çfarë nuk shkon me skuadrën? “Është një situatë jo e mirë për momentin, ishte një ndeshje që duhej ta fitoniom. Presioni ishte mbi ne, edhe ata kishin presion, por tashmë kur ndeshja ka mbaruar gjen gjëra për të korrigjuar. Kemi analizuar me ekipin, gabimet individuale që po ndikojnë. Futbolli është lojë gabimesh dhe nuk po përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve, kemi qenë ne që kemi gabuar”.

“Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ta mbyllur në vendin e dytë. Me De Biasin kemi pasur një futboll më defensivë, atëherë thonin pse nuk shënojmë ndërsa tani kemi pasur edhe një skemë më ofensivë dhe kemi dalë më dobët para porte”.

“Kemi shënuar, por futbolli nuk është vetëm mbrojtje apo sulm, por është komplekse dhe duhet të funksionojnë të gjitha repartet. Duhet të bëjnë analizë edhe lojtarët. Të gjejmë harmoninë, jemi ekip i vogël dhe vetëm me dëshirë e pasion mund të arrijmë gjëra të mëdha. Situata nuk është e mirë. Ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Vetëm duke qenë  bashkë mund të arrijmë, eliminatoret e Evropianit janë afër dhe është e rëndësishme të jemi bashkë edhe me tifozët”.

“Sa mbaroj ndeshja në Izrael ishim të shkatërruar emocionalisht, bisedat vazhdojnë ende për atë që ndodhi. Nuk mund të drejtojmë gishtin te një lojtar në veçanti, gabimet ndodhin në futboll por të mos na ndodhin vetëm ne”.

“Ne të “vjetrit” duhet të jemi mbështetës për të gjithë, të jemi dashamirës. Kombëtarja është krenari dhe duhet mbështetur, ne do të bëjmë më të mirën. Në mos Cikalleshi, dikush tjetër. Kombëtarja i ka dhënë shumë Cikalleshit dhe të tentojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”.

Detyrim fitorja për tifozët? “Është një ndeshje që e kemi mundësinë për ta fituar, të rregullojmë detajet dhe t’ia lemë fushës. Kjo është një ndeshje për moral, për të treguar që mund të ringrihemi që kombëtarja të jetë aty ku e meriton”, u shpreh Cikalleshi.

2 Komente

  1. K
    Kombetarja

    Ekipi eshte pa mesfushe shkurt pa tru. Nuk behet futboll vetem me mbrojtje dhe sulm duhet edhe te paktën nje mesfushor fantazist.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      E keqja eshte se para cdo ndeshje fryheni si gjelat dhe pas saj beheni si pulat e lagura. Ajo qe mungon ne kombetare eshte shpirti i sakrifices dhe deshira per fitore, perzier me ndjenja mendjemadhesie. Te veshesh bluzen e kombetares, eshte vleresimi me i madh qe mundet ti behet nje sportisti. Ajo bluze eshte teper e rende, por qe ta mbash me nder, duhet shume pune dhe djerse. Per mendimin tim, me perjashtim te 3-4 lojtareve qe luajne me zemer, te tjeret duken sikur jua kemi borxh qe i kemi lojtare te kombetares.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje