
Në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Viktoria Plzen, ka një rekord edhe për Robert Lewandowski. Për sulmuesin polak vitet kalojnë, fanellat ndryshojnë, por ai vazhdon të shënojnë.
Në fakt, mbrëmë polaku u bë lojtari i parë që ka arritur një hat-trick në Champions League me tre skuadra të ndryshme. Para të djeshmes me Barçën ai e kishte bërë këtë me Borussia Dortmund dhe Bayern.
Lewandowski ka thyer dhe një tjetër rekord në tokën evropiane. Në moshën 34 vjeç e 17 ditë, u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar në debutimin në Champions League me fanellën katalanase, duke kaluar rekordin e mëparshëm që i përkiste Henrik Larsson.
Ish-sulmuesi suedez gjeti rrugën e rrjetës në shtator 2004 në debutimin e tij me klubin katalanas kundër Celtic, në moshën 32 vjeç e 360 ditë.
Lini një Përgjigje