Rudi Vata: Edoardo Reja nuk ishte problemi më i madh për Kombëtaren, por sistemi

1 Dhjetor 2022, 19:42Sport TEMA

Rudi Vata: Edoardo Reja nuk ishte problemi më i madh për

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata thotë se ekipi shqiptar është më mirë pa Edoardo Rejën në krye.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se teknikut italian i kishin shteruar idetë dhe pati kohën e mjaftueshme për t’i implementuar.

Sipas tij, problemi më i madh nuk ishte 77-vjeçari, por sistemi dhe njerëzit që e drejtojnë.

“Për mendimin tim, është më mirë pa Edi Rejan, sepse mendoj që Edi Reja i mbaroi energjinë që kishte për ekipin kombëtar, mendoj edhe idetë që kishte, pati kohën e mjaftueshme për t’i implementuar te kombëtarja shqiptare. Sigurisht që ka pasur momente të mira, por ka pasur momente që pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për këtë ekip kombëtar, duke pasur parasysh që shumica e futbollistëve shqiptarë luajnë në klubet elitare të Evropës, me atë përbërje ekipi kombëtar shqiptar mund të kishte bërë më mirë.

Reja sigurisht që ka eksperiencë të jashtëzakonshme, ka qenë eksperienca e parë me një ekip kombëtar. Unë mendoj që është sistemi dhe mentaliteti, problemi ynë më i madh. Sistemi nuk ka mentalitet elitar, njerëzit që drejtojnë sistemin nuk janë programuar që të arrijnë rezultate elitare. Sistemi rregullon ose shkatërron çdo gjë”, theksoi ai.

3 Komente

  1. R
    Rudi mistreci

    Sinqerisht e them se ,nuk e kuptoj pse ky karabushi ben kaq shume kritike kunder trainiereve , kunder federates sone ?? Temire ose te keq ,e mire apk e keqe .....I dhimbset Kombetarja?? Ku e ka hallin ?? Vetem kete kujtoni dhe do te kuptoni gjithcka per dashurine e tij ndaj Kombetares sone .....detyroj dhe beri ceshte e mundur qe ibiri i tij te mos luante per Kombetaren tone ne te ardhmen ..jo se i duhej medoemos Kombetares ibiri i tij , vec e tregoj me vepra se sa e do ate ....

    1. B
      Bujar Kanapari

      Edhe Reja, ishte problemi me i madh i kombetares tone. Nuk ushtroi kompetencen e tij si trajner, per ti drejtuar kufirin tek thana Federates. Shqiperia po themi, ka 100 organizatore si Zinedin Zidan, dy grumbullohen, nje ne fushe dhe tjetri ne stol, si ta gjykoje trajneri 98 te tjere, e shohin kombetaren si gjithe te tjeret. Sipas Rejes dhe Federates, edhe keta 98, duhet te luajne ja 3 a 4 ndeshje, se su be qameti. Trajneri formon grupin z. Vata, gje qe Reja nuk e beri. Futbolli eshte loje grupi, kushti kryesor qe lojtaret te motivohen.

      1. M
        Mero

        Ekipet elitare te Evropes jana Reali,ManCiti,Lverpuli Bajerni,Barca nuk me kujtohen te gjitha kush nga kombetarja jone luan ne to?Edhe Broja qe eshte talenti jone me i madh luan vetem 15 minuta.Ky ska mend per vete i rrofte gruaja na tregon arrat.

        Lini një Përgjigje