Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh: Të gjithë në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Messi

1 Dhjetor 2022, 14:27Sport TEMA

Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh:

Luan Argjentina, luan Lionel Messi. Bota gjithnjë fokusohet në fushën ku numri 10 shpalos artin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një Botëror.

E kështu, tifozët nuk mund të humbasin rastin për të parë magjinë e Pleshtit, edhe kur oraret janë të papërshatshme. Siç ndodhi në Bangladesh.

Argjentina e Lionel Messit në Kupën e Botës mbajti zgjuar mijëra tifozë në Bangladesh.

Ndeshja vendimtare kundër Polonisë, e cila më pas u fitua 2-0, nxorri mijëra tifozë bengali në sheshin qendror në Dhaka, ku u ngrit një ekran gjigant për këtë rast.

Një turmë e pafund dhe një fakt që e bëri edhe më të pabesueshëm.

Ndeshja me orën lokale në Bangladesh ishte caktuar për tu luajtur në orën 5 të mëngjesit.

por ky nuk është fare problem, aq e madhe është dashuria për Argjentinën e popullit të Bangladesh.

Nga viti 1986 ata kanë adoptuar shtetin amerikano-jugor kundër një armiku të përbashkët, Anglisë.

Për kënaqësinë e tifozëve bangladeshas, Argjentina nuk e gaboi shansin e saj dhe vazhdoi rrugën drejt Kupës së Botës 2022.

Në raundin e tretë të Grupit C, skuadra e Scaloni mposhti Poloninë 2-0 dhe e mbylli grupin në vendin e parë.

Tani edhe shorti është bujar për Messi e të tjerët, duke i vënë përballë në 1/8 Australinë. Në Stadiumin 974 në pjesën e parë, Albiceleste bëri ndeshjen, por u përplas me një super Szczesny.

Portieri i Juventus i priti një penallti Messi (39′) dhe ndaloi cdo tentativë të amerikano-jugorëve.

Në pjesën e dytë Mac Allister (46′) zhbllokoi ndeshjen dhe Alvarez (68′) mbylli llogaritë me një gol të mrekullueshëm.

2 Komente

  1. gjujtsi zogut ; hahah sa koqe jan !

    len gruan ne Krevate nudo dhe shkojne e dalin sheshit per nji neshje qi mem'njes ! dikush ka prit rastin dhe ka shku o kujdes me ja ngroh grun tifozit

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Po sikur ti ken marr Grat ne vete me pa neshjen ?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje