Samir Mane shfaqet në FSHF dhe takon Armand Dukën: Merr ndonjë klub futbolli se jeta nuk është vetëm lekë

26 Shkurt 2026, 10:05Sport TEMA
Samir Mane shfaqet në FSHF dhe takon Armand Dukën: Merr ndonjë

Ndërsa vëmendja është përqendruar te projektligji i qeverisë për Ligjin e Sponsorizimeve, ku kalimi për miratim në Kuvend do t’i jepte një hov të madh zhvillimit të sportit në Shqipëri, dje në Federatën Shqiptare të Futbollit ka qene biznesmeni, Samir Mane, qe u takua me Armand Dukën.

Ne shtypin sportiv po aludohet se Mane mund te sponsorizoje klubin e Tiranes.

Kreu i FSHF-së e udhëzon të marrë menaxhimin e një klubi në Shqipëri, për t’i treguar dhe të tjerëve se si mirëfunksionon një punë e tillë. Fillimisht është Mane që thotë:

Mane: Jam këtu në federatën e futbollit për të takuar presidentin. Përveç si presidenti, ai është edhe shoku im, i cili, do të më mbush mendjen që unë të merrem pak më shumë me financimin e futbollit. Edhe pse mendon se unë nuk marr vesh nga futbolli. Do humb para besojë apo edhe mund të fitojë!”

Duka: “Jo, në fakt ti nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk dua të mbush mendjen për financim. Sepse të hedhësh disa lekë është gjë e lehtë ose të marrësh ca lekë, të domosdoshme janë lekët.

Por ti (Samir Mane) je më i miri në menaxhim. Kështu që dua të mbush mendjen të menxhosh një klub futbolli. Nuk është jeta vetëm lekë, se ikim. Menxho një klub futbolli, sepse njerëzit e duan futbollin. Ti e menaxhon mirë, pavarësisht se nuk merr vesh teknikisht. Ti nuk ke humbur asnjëherë, kështu që nuk besojë do humbësh. Do fitosh siç ke fituar edhe herët e tjera. Mendoje këtë punë”.    

Padyshim përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm si Mane në futbollin shqiptar, do ta çonte në një tjetër nivel këtë sport në Shqipëri. E megjithatë nga sugjerimet, këshillimet e deri te vendimmarrjet është një rrugë e gjatë përpara. S'mbetet gjë tjetër veçse të presim se çdo të ndodhë.

5 Komente

  1. A
    Armand

    Rid Halili shpirtin e jep e Tironen jo . Si doi shpetoje burgut nga borxhlijte

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bobi

      Ky do blere ekip. Do sjell trajner serb dhe nja 10 -vica nga mbrapa se atje e ka zemren.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tofto

        Jepi samir mane. Vidh pronat ne bregdet dhe behesh i mire me blerjet e tjera. Fshi hundet zorraxhi...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokol, NY

          Cfare lajmi o zot! Hajduti i pronave kerkon te marre nje tjeter prone nga shteti. I paska shku mendja me be ndonje kulle te qyteti i nxenesve.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            I rrofshin parate ketij abrashit Mane, se edhe ato ndertime qe ka bere i ka bere si bytha e tij, te shemtuara.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje