Vlerësim i jashtëzakonshëm për lojtarin e Kombëtares, trajneri i ri në Seria A: Vështirë të gjesh të tillë

25 Shkurt 2026, 10:05Sport TEMA
Vlerësim i jashtëzakonshëm për lojtarin e Kombëtares,

Roberto D’Aversa mbajti sot një konferencë për shtyp, si trajneri i ri i Torinos. Tekniku italian në fjalën e tij tregoi vlerësimin e jashtëzakonshëm për Ardian Ismajlin, me të cilin punoi në edicionin e kaluar tek Empoli.

Çfarë prisni nga lojtarët që keni pasur?

“Nuk kam folur ende me ta. Kam folur me drejtorin sportiv dhe presidentin. Nuk më pëlqen të flas me ish-lojtarë kur nuk jam trajner. Natyrisht, ruhen marrëdhëniet, dhe vitin e kaluar shumë prej tyre ishin edhe më të rinj.

Nuk kisha dyshime për nënshkrimin e Anjorin vitin e kaluar. Po, pati shumë lëndime, por duhet të them se ai vërtetoi se ishte i rëndësishëm tek Empoli. Marianuçi ka pasur një performancë të mirë; me punë të palodhur, ai ka treguar se mund të bëjë mirë.

Ismajli pati sezonin e tij më të mirë vitin e kaluar, deri në dëmtimin e dorës. Ai luajti me një dorë të thyer për dy javë. Ai është një luftëtar. Është e vështirë të gjesh lojtarë të tillë këto ditë”, u shpreh trajneri i ri i Torinos.

Lini një Përgjigje