Valon Berisha ka kaluar një moment tragjik, pasi kushëriri i tij humbi jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor në Austri.
Mesfushori i Zurich ishte në makinën që ndodhej përpara automjetit të përfshirë në aksident dhe ishte dëshmitar okular i ngjarjes fatale.
Aksidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes, kushëriri i Berishës po udhëtonte me një furgon në Westautobahn. Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur ballë për ballë me një barrierë druri.
Berisha, i cili po udhëtonte përpara, pa tragjedinë në pasqyrën e tij të pasme dhe u ndal menjëherë për të ofruar ndihmën e parë, së bashku me disa të tjerë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të urgjencës, 38-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.
Përmes një deklarate, klubi i Zurich u shpreh i tronditur nga lajmi, duke thënë: “FC Zurich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin humbi jetën një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berishë. Valon nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksident, por ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjes.”
Klubi shprehu mbështetje të plotë për lojtarin, duke theksuar se ata janë pranë tij në këtë moment të vështirë dhe do ta mbështesin në çdo mënyrë.
Ka qenë duke parë telefonin is shkreti... U prehtë në paqe!
Ka mujt mi mor Gjumi.