Sokol Kushta: Disa qelbësirave pro serbë nuk i pëlqen ndërthurja Shqipëri-Kosovë

23 Shkurt 2026, 12:25Sport TEMA
Sokol Kushta: Disa qelbësirave pro serbë nuk i pëlqen

Debati i zjarrtë i Klodian Duros në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” ka marrë jehonë të madhe në publik. Sokol Kushta ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si është trajtuar një personalitet si Klodian Duro nga i disa prej anëtarëve të panelit. Legjenda e Flamurtarit është shprehur në studion e “Mega Sport” në “A2 CNN” se nuk e priste një sjellje të tillë, e cila nuk do të kishte ndodhur kurrë në Shqipëri me personalitete të futbollit të shqiptarëve të Kosovës. Ai ka këshilluar edhe Nevil Deden që të mos shqetësohet në kryerjen e detyrës së tij si trajner i Ferizajit, pasi mes shumë dardanëve të mirë, ka edhe elementë pro serbë që nuk e pëlqejnë bashkëveprimin mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

“Unë kam shumë miq në Kosovë, por miq të mirë. Unë e di që ata janë një popull që kanë vuajtur. Kanë dalë nga një regjim dhe sot po lulëzojnë. Unë i kam ndjekur edhe Dajën, edhe Mirelin, edhe ty, edhe Klodian Duron. Ke shkuar si shqiptar i Shqipërisë dhe ata janë shqiptarë të Kosovës. Nuk janë kosovarë, janë shqiptarë edhe ata, dardanë. Më vjen mirë që ti ke përçuar atë frymën tënde, modulin tënd.

Por mos u tut atje, sepse midis shumë kosovarëve të mirë ka edhe qelbësira pro serbë, që nuk i pëlqen shumë kjo ndërthurje e shqiptarëve të Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës. Ata gjithmonë do na kenë inat për këtë ndërthurje pozitive. Siç marrim ne lojtarët e Kosovës, ose të Dardanisë, se unë nuk dua të them kosovarë, të cilët edhën këtu dhe dhanë çdo gjë të mirë. Ashtu edhe trajnerët tanë po japin çdo gjë të mirë. Prandaj, këmbëngul te puna jote. Ata elementë nuk dalin zbuluar. Kur je anti shqiptar, je pro serb.

Kishte shanse të vinte Fadil Vokrri në Shqipëri dhe ta tallte njeri?! Të vinte Agim Cana e shumë lojtarë dhe t’i tallja unë? Nuk kishte shanse. Vdekjen mund t’a prisja, por jo të tallësh Klodian Duron. Është personalitet”, është shprehur Sokol Kushta.

19 Komente

  1. K
    Kosova eshte Shqiperi

    Te lumte goja Sokol. Futbollist i madh, njeri i madh dhe Patriot i madh! God bless you!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Maskarenjte qe i sherbejne serbit e grekut ti rruajne bythen shqiptareve ne te dyja anet e atij kufiri qe na ka vene bota. Nuk u mjaftuan qe e coptuan vendin tone duke ja dhene fqinjeve sa majtas e sa djathtas, por na vune nje kufi qe per ne shqipot e vertete nuk duhet te ekzistoje dhe meqenese eshte aty duhet ta injorojme. Per fat te keq jane politikanet tane si ne Shqiperi dhe ne Kosove qe vazhdojne ta mbajne vendin te ndare. Kosova eshte krahine e Shqiperise dhe kete as Zoti vete nuk e cben. Nese presim nga Europa, qe na ndau, qe te na jape leje per bashkim, do vdesin gjenerata te tera dhe asnjehere nuk do na japin lejen. Vete ne duhet te bashkohemi dhe kurre te mos i ndajme shqiptaret ne baze krahine sic duan shume maskarenj.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mitrovice

      E mbaj mend sikur sot, kur Kushta shënoj golin e tij te famshëm kundër shijeve. Une me familje e shikoja ndeshjen ne nje fshat te Mitrovice. Aq shume u gezuamë. Qajtem nga gëzimi, kurr nuk e harroj ate gol dhe ato momente. Ende sot me rrenqethet trupi kur e rishikoj golin dhe e rikujtoj ngjarjen. Rrofte Sokol Kushta dhe nena Shqiperi!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Te lumte gija vella.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Ti ke te drejte o Sokol, por keto qelbesira po vijne duke u shtuar si ketej edhe ne Kosove. Vecse... ka nje shenje te mire. Sa here qe Kosova gjendeg pisk, Shqiperia ngrihet ne kembe dhe gerr-verret harrohen.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Ore po ndaheni mendjen tani a jane shqipetar apo dardan te Kosoves?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Eshte njesoj sikur te thuash, Gjirokastrit, Shkodran, Kuksian, edhe Kosovar apo Dardan, sepse keto kane qene rajone te te njejtit popull. Mos i shiko me ndarjet politike qe i jane bere me vone.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adi

              Respekt per ty Vella

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejku...

                Edhe ti vete e kupton qe eshte krahasim pa pike lidhje

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aroo

                  Me beso jam deshmitar kur nje koso takon nje boshnjak i thote si je vella , kur takone nje serbe i thote si je ( zemo patriot) kur takone nje shqip i thote si je shqipe........dmth nuk kam asgje te perbashket me ty . Ky loqe njehere thote dardanet nje here kosovar nje here shqiptar.... Jane shqipfoles dhe nuk e duan Shqiperine e as ne nuk i duam pse tregohemi hipokrit ... Njerez qe nderojne flamure hymne nuk meritojne rrespekt

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shkelqim

                  Jane Shqiptare te Dardanise.

                  Përgjigjjuni
                3. H
                  Hakiu

                  Me golin kunder partizanit ne beograd,ju SOKOL KUSHTA,jeni ikon e fudbollit dhe e sportit mbar Shqiptar,ne ate kohe krenoheshim me ju,knaqeshim me inatin serb,ne ate kohe te veshtire per ne ne Kosove na dhate nje relaks krenarie dhe paralajmrim per serbet ne humbjen e madhe,humbjen e KOSOVES.Ju shkruajm shume her se shumica e televizioneve dhe analisteve ne Kosove,kane qasje te hapta anishqiptare dhe anti Kosove,dyshohet se paguhen nga shteti serb.Mos u merakos i madhi SOKOL KUSHTA,Kosova ta di vleren dhe te qmon,ne te duam dhe ti na don,qente let vajtojn...

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Faleminderit Kushta!

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                      1█Koli ( Sokol Kushta ) é nje djal shumë i edukuar , duke perfshire edhe 2 vëllezrit e tjerë Ardin dhe Gazin , djem shumë, shumë, shumë te edukuar , njeri më i mirë se tjetri . 2█Nuk gjej dot superlativa per keta 3 vëllezër. 3█Sa per Klodian Duro ka qenë NUMER 1 i futbllit SHqiptar në fushë per një periudhë 10 vjeçare ose me shumë . Nga TV e gjykoj K.Duron si një djal pa vese dhe inteligjent . 4█ ps : nuk e besoj te ketë dalë nga goja e Kolit fjala "....ka edhe qelbësira pro serbë...." , në të kundërt jam i sigurt që Koli do të kërkoj ndjesë publike . Ardi , Koli , Gazi , të fala suksese , mbarsi !

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Muzaka i Ri

                        Po ju zotri nuk keni degjuar që në prishtine dhe ne tirane ka filoserb që nuk na duan të mirën?? Po a nuk ke parë apo degjuar ti që ne një emision ne kosove del një që quhet profesor dhe thot ne nuk jemi shqiptar,por komb tjetër??. Një tjetër grisë flamurin kombtar ne studio live, të duken pakë këto?? Po ashtu ka edhe disa kokrra ketej nga ne që i fryjne po ketij zjarrin. Sokoli është vertetë burrë zotni, por nuk ka pse të kerkoj ndjesë mendoj për atë që ka thënë. Mjaft është mjaft.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Simpatizant

                        Respekte Sokol Kushta,për atë që ke qenë,një talent i futbollit shqiptar ,i cili vendosi firmën e tij në historinë e futbollit shqiptar,me cilësitë e një futbollisti të madh dhe pikerisht ne eliminimin e Partizanit të Beogradit me atë gol spektakolar,ngriti peshë jo vetëm zemrat e spordashesve,por zgjoi dhe ndjenjat kombtare patriotike të shqiptarëve te kudondodhur.! Resspekte,Sokol Kushta edhe për atë që je,që me qëndrimet e tua të një patrioti shqiptar si edhe në këtë rast,ku shqiptaret jane një në Kosovë a në Shqipëri,që edhe pse nuk mund të bësh më gola si dje,në fakt ‘golat’ e sotëm,të bëjnë ty nderin e veçantë ,se të rrjeshtojnë ty si një legjendë dhe ato nuk harrohen kurrë ,por mbeten të gjalla brenda shqiptarisë,ndërgjegjes kombëtare,ku çdo shqiptar do të dëshironte të identifikohej.!!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lek zaharia

                          Na bere krenar gjith shqiptarin me golin e famshum ndaj ekipit serb, meriton respekt si futbollist dhe si shqiptar,legena ka tek ne shqiptaret por sa jan pakic nuk mund te na perqajn.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbeni Gjilan.

                            O more Sokol Kushta,goli me I bukur I tre kupave evropiane,por I kobshem per partizanin,ka qene komenti I gazetarit,respekte te pafundme per ate gol,qe fluturuam ne qiellin e state,te pershendes nga Gjilani.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

                              Nuk ishte futboll, jo, ishte tej futbollit. Na mposhtën, ishin fjalët e radiokomentatorit serb. Isha në Suedi dhe lojën e ndiqja përmes radiotransistorit. Si vëllezërit e tjerë që komentojnë këtu, isha afër cmendjes nga gëzimi që na fali Kushta - Flamurtari; REA - Kombëtarja. Atyre, shiptarellave proserbë iu plastë shpirti. Punoja në një institucion të nivelit krahinor. Shefi i institucionit, Ejup Hamiti, mut proshka, flaku nga puna një portier dhe solli një shiptarell UDB-ist që në hyrje regjistronte palët që vinin për vizitë pune ose personale - private dhe i provokonte disa që ia merrte mendja dhe ishin antijugosllavë. Mua më kishte objektiv dhe më sulmonte verbalisht me banalitete - këtu a Jugosllavi, ua qi..sha Shipninë! U detyrova të ikja në Suedi. Janë këto surratë muti që vuajnë e dirgjen se ua shkërdhyem Jugosllavinë - Serbinë. Dhashtë zoti kurrë vuajtjet mos iu largofshin. Kushta dhe vëllezër të tjerë, ju përshëndes dhe u paca shëndoshë e mirë!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje