Një futbollist shqiptar ka qenë një nga emrat më të përmendur që në javën e parë të këtij sezoni në MLS. Dhe nuk bëhet fjalë për Myrto Uzunin, edhe pse sulmuesi kuqezi tundi rrrjetën me Austin. Personazhi i kësaj fundjave është 16-vjeçari Adri Mehmeti, i cili i ka mahnitur të gjithë duke luajtur si titullar me fanellën e Nju Jork Red Bulls në transfertën ndaj Orlandos.
I rreshtuar në mesfushën e Nju Jork nga minuta e parë, djaloshi i cili gjatë viti 2025 u ftua për stërvitje edhe nga ekipi i Lajpcig, zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në mesfushë, duke ndërprerë aksionet kundërshtare e duke krijuar për skuadrën e tij. Një ekspert i vërtetë, edhe pse futbollisti më i ri në fushën e lojës.
Qershia mbi tortë ishte asiti që dha për golin e shënuar nga Holl në minutën e 40-të të ndeshjes, duke e treguar se rreshtimi si titullar për të nuk ishte rastësi, me ekipin e tij që fitoi 2-1.
Djaloshi shqiptar është një emër i cili njihet prej kohësh nga FSHF, e cila e ka ftuar edhe në gurmbullimet e saj me ekipin U15 në vitin 2023. Por talenti i tij ra në sytë edhe të përfaqësuesve të SHBA, të cilët e bindën Mehmetin, i cili është i lindur përtej Atlantikut, që të vishte fanellën e përfaqësueseve të saj. Tashmë mbetet të shihet nëse zgjedhja për të përfaqësuar SHBA do të jetë përfundimtare, apo ekziston ende mundësia që djaloshi të veshë përsëri fanellën kuqezi.
@Zivvko pic.twitter.com/iyfJ6LGEMk
— raw (@flex_paw16446) February 22, 2026
Pergezime e suksese djalosh . Keta na bejne krenar .