"Serbia na motivon", gazetari: Kemi besim te Kombëtarja

28 Janar 2025, 14:50Sport TEMA
"Serbia na motivon", gazetari: Kemi besim te Kombëtarja

Gjatë një diskutimi për Eliminatoret e “Botërorit 2026” në studion e Max Sport në Euronews Albania, gazetari Alban Xhihani ka shprehur besimin e tij te Kombëtarja e Shqipërisë, pavarësisht dështimit në Ligën e Kombeve.

Ai theksoi se, pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, shqiptarët e shohin me optimizëm dhe kanë pritshmëri të mëdhaja nga Kombëtarja.

“Të gjithë shqiptarët besojnë te Kombëtarja e cila vjen pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian”, u shpreh Xhihani.

Për dështimin në Ligën e Kombeve, ai tha se eliminimi me 7 pikë ishte një rezultat që nuk ndodh shpesh në ndonjë grup, por që gjithsesi për të ka pasur dhe disa gabime.

“Normalisht nuk u kënaqa pasi e kemi rritur stekën dhe gabim mund të quaj që u aktivizua ndonjë lojtar që nuk ishte në formë”, shtoi ai.

Gazetari gjithashtu komentoi sfidën më të nxehtë për Kombëtaren, atë ndaj Serbisë, duke e cilësuar si një mundësi ideale për tu motivuar.

“Sa i përket Serbisë, është ndeshja më e mirë për tu motivuar dhe për të luajtur përballë një kundërshtari që, pavarësisht se në letër janë më të mirë se ne, nga ana emotive mund të jetë diçka që mund të na shkojë përshtat”, tha Xhihani.



1 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Serbi te mundi 2-0 ne shtepi o bablok .nese keni kunj me serbin shkoni luftoni ne kufi ne stadium benet sport e mos e perzieni me pulitike se nuku varet nderi i vatanit nga nje ndeshje sportive .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje