Sfidat e kombëtares, Rudi Vata: Mënyra e grumbullimit e ekipit s’jep shpresë te të rinjtë

5 Nëntor 2022, 17:19Sport TEMA

Sfidat e kombëtares, Rudi Vata: Mënyra e grumbullimit e ekipit

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata në një intervistë për Euronews Albania për ndeshjet miqësore të Shqipërisë me Katarin, Arabinë Saudite dhe Italinë.

Ai tha se mënyra se si është grumbulluar ekipi nuk u jep shpresë të rinjve.

“Mënyra se si është grumbulluar ekipi kombëtar, mendoj se këto ndeshjet me Katarin, me Arabinë Saudite dolën në momentin e fundit dhe sigurisht që Shqipëria shfrytëzoj këtë situatë.

Mënyra se si është  bërë përzgjedhja e futbullistëve, mendoj se nuk sjellë ndonjë ndryshim të madh në ndryshimin e brezave dhe shpresën që mund t’i ofrosh brezit të ri”- tha ai.

Më tej Vata theksoi se përveç ndeshjes me Italinë, me ndeshjet tjera nuk kanë ndonjë përfitim.

“Përveç ndeshjes me Italinë, me të tjerat mund të kemi shumë pak përfitime  në aspektin e rritjes dhe perspektivës te brezat e rinj që luajnë kampionatin shqiptar”- shtoi ai.

Lini një Përgjigje