Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, janë përjashtuar nga grumbullimi më kombëtaren e Kosovës. Përjashtimi i tyre ka nxitur reagime të mëdha nga sportistë e përkrahësit e kombëtares. Për këtë gjë është kritikuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Federata e Futbollit të Kosovës, të dielën ka njoftuar se ka përjashtuar Zhegrovën, Muricin dhe Muslijën.
Sipas FFK-së, përjashtimi i tyre ka ndodhur për arsye se lojtarët kanë thyer rregullat e trajnerit dhe FFK-së. Megjithatë, nuk kanë treguar se cilat rregulla konkretisht.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.” – thuhet në njoftimin e FFK-së.
E ky përjashtim ka nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Fillimisht, poriteri i Kosovës, Aro Muric, ka mohuar akuzat dhe pretendimet se ndaj tij dhe ka thënë se vendimi nuk ishte i drejtë.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, për përjashtimin e tyre, ka reaguar anëtari i tifo-grupit Dardanët, Lik Berisha.
Ai ka lënë të nënkuptohet se arsyeja për këtë përjashtim, është frekuentimi i diskotekave.
“lojtart e diskotekav..”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, ka reaguar ashpër pas skandalit në ekipin kombëtar të Kosovës.
“Kosova është më e madhe se të gjithë ne”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, ish-futbollisti tash analisti, Taulant Dajaku, po pretendon se përjashtimi i tre lojtarëve të Kosovës, është plan i kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.
Sipas tij, në këtë formë FFK-ja po tenton ta shpëtojë lëkurën nga dështimet e fundit.
“#EdonZhegrova #ArjanetMuric #FlorentMuslija ju nuk largoheni asnjehere nga se jeni bijte me t'mire te saj qe na lartesoni ne futbollin europian duke treguar me krenari origjinen tuaj ,juve ju kane largu dhe tentojn te ju linçojn nga #FCAgimAdemiDheKupola e Horrave Matrapazve qe e gjithe Kosova i njeh,ju nxorren ne furre te druve qe #Ajetullahu&kllika te shpetojn lekuren.” – ka shkruar ai.
Gjithashtu për këtë rast është kritikuar edhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
Profesori i gazetarisë, Alban Zeneli, ka thënë se menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është në konflikt interesi, pasi nuk mund të jetë prezantues i një emisioni sportive.
Zeneli ka reaguar pas shpërthimit të skandalit, ku FFK-ja ka përjashtuar tre lojëtarë të kombëtares.
“Ne vorbullen e perjashtimeve te lojtareve te Kosoves nga ekipi i futbollit nuk pata qare pa e thane qe menaxheri i Kombetares se Kosoves ne futboll eshte ne konflikt te paster interesi. Pa marre parasysh cka thote ligji per parandalimin e konfliktit te interesit, nje zyrtar kaq i larte i FFKse, ne studio televizive duhet te shfaqet vec si i ftuar, nuk mund te jete gazetar/moderator i emisionit te sportit.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Ndryshe, Zhegrova dhe Muric, kanë fshirë të gjitha fotografitë me Kombëtare e Kosovës nga profilet e tyre në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kosova ka humbur të premtën kundër Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kosova e luan me Qipron të hënën nga ora 18:00.
Zhegrova nje lojtar pordhac, i mungon termi njeri
Asnje admiration . Te shkoshe ne disko dhe te hyshe ne hôtel ne 2 te nates kur je i grumbulluar , thyerje rende e disiplines ne ekipe , a e bene kete véprim ky sportist ne ekipin ku luan futbolle ? . Ajo qe duhet kritikuar eshte perzierje e politikes me sportin ( ka problème me hapen e ures do dali ne ekranet Nexhmedin Spahiu ka problème me sportin do dali ne ekranet Nexhmedin Spahiu ka problème me qent rrugaç do dali ne ekranet Nexhmedin Spahiu ka problème me shendetin do dali perseri Nexhmedin Spahiu ) Koka intelegjences ne ate krahine eshte i pa diplômeuari i vetequajtur profesor gjitholloge perfaqesuesi i minoritetit Rome Ashkali i madhi Nexhmedin Spahiu. Dje Nexhmedin Spahiu ne kazane te mbremjes deklaron : Ju garantoj me 99 % siguri qe kosova kalone me Serbin e jo me Shqiperi. Haaaa kane filluar edhe kazanet ne Shqiperi ta intervistojne gjithollogun Nexhmedin Spahiu . Nje kritike per provincialet e krahines shqiptare futbolli eshte sporte fitohet humbet barazon mos e merni me kaq zemer , qehtesohu shoke katundar kemi te yjera me te rendesishme se sporti kemi shkolla spitale rruge mbi te gjitha nuk kemi média , ku koka e intelences eshte Nexhmedin Spahiu alias Vali Korleone . Sporti eshte plaisir shplodhje jo çarje bythe.