
Nga Fatjon Baze
Shqipëria mund të jetë rasti unik në Europë, ku të gjithë presidentët e Federatave Sportive mblidhen e behën bashkë në një mendje për t'i kërkuar qeverisë që të hap bastet, si të vetmen shpresë shpëtimi dhe investimi në sport.
Të mbledhur përpara kryeministrit Edi Rama, i cili rrinte e bënte sikur i "dëgjonte", e të udhëhequr nga kreu i FSHF-së Armand Duka, që drejton një Federatë të dënuar dhe çertifikuar nga gjithë instancat gjyqësore të UEFA-s për trukime ndeshjes, tregonte panoramën më të qartë se si kanë degraduar, si janë drejtuar, si kanë abuzuar, e abuzojnë ende, presidentët e federatave në vendin tonë.
Në mënyrën më të rëndë të mundshme, ata po japin shembull më negativ përballë sportistëve, duke u thënë se bixhozi është e vetmja mundësi shpëtimi që të "sigurojnë" të ardhura, për t'i mbështetur ata në garat sportive.
Mbyllja e basteve nuk u krye dot 100%, pasi ato vijojnë të jenë prezent online dhe kushdo mund të luaj, ndaj një rikthimi i tyre me menaxhim nga ana e shtetit mund të jetë diçka e drejt. Por kurrsesi, federatat sportive nuk duhet të jenë nxitset kryesore për rikthimin e tyre, në një kohë kur bastet janë ato që shihen si shkrratrrimtare të lojes së ndershme.
Hipokrizia e mbledhjes se Federatave dje, arrinte kulmin kur Armando Duka thurte lavde për Fidel Yllin, si dy bashkëdrejtues që me idetë e tyre "brilante" po "bindnin" kryeministrin Edi Rama të rikthente bastet sportive dhe shpëtimi i sportit do ishte ne duar të sigurta.
Neveria vijoi edhe kur Duka e përdori mikrofonin për politikë, ku u shpreh se Tiranës i mungojnë terrenet sportive, që më shumë se sa "dhembshuria" e tij për mungesën e këtyre terreneve (që ka mbi 20-vjet e nuk ka bërë asgjë), e kishte një sulm ndaj kryebashkiakut Veliaj, i cili tentoi t'ia rrezikonte karrigen që ai e mban përmes korrupsionit dhe trukimeve të zgjedhjeve.
Njeriu që ka mbi 20 vite drejtim në futboll duke abuzuar intensivisht me fondet e që po kërkon turpërisht hapjen e basteve, duhet të jepte llogari përpara drejtësisë e atyre personave që ishin në atë panel për nxirjen që i ka bërë Shqipërisë, si i vetmi vend në Europë që kemi skuadra të dënuara për trukime.
Armand Duka që kërkon sot hapjen e basteve, është duke vrarë ëndrrën e mijërave të rinjve me një skemë të re që ka përgatitur në fshehtësi të plotë dhe pa asnjë konsultim, që eleminon qindra akademi të sukseshme sportive të marrin pjesë në kampionatet elitare, vetëm me arsyen që nuk janë në një linjë mendimi më të, dhe në zgjedhjet e fundit ishin në opozitë.
Është gjëja më e turpshme që një shtet të rrijë e të dëgjojë për legalizim bastesh, të vetmin president Federate që ka vulën e një kampionati që ka antar një klub të dënuar për trukime, u ku sponsor i asaj skuadre ka qenë vet Armand Duka.
Ndaj dhe ajo mbledhje e djeshme ishte panaroma me e qartë e një degradimi, ku një grup presidentësh federatash diskutonin jo për të ardhmen e sportit, por për adhurimin që kanë ndaj bixhozit si të vetmen shpresë për... xhepat e tyre.
Ne ate vend nuk di kujt mos ti thuash mafioz....me re njejtin organizim veprojne e normalisht ai vend qe te shkoje ne binäre kerkon nja 20 gjyqtare e prokurore te huaj per 10 vjet....
E ka patur mire djali i Sheqeres : Klani i Zemunit
Prandaj e zhduken Martinajt,qe te mblidhen tani si kukuvajkat "shpëtimtarët e sportit"...u hap rruga e lobimit per kompanine e basteve.