
Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre për krijimin e Super Ligës Europiane.
Tre klubet kanë ardhur me një propozim të ri, kur kërkojnë krijimin e një lige të re europiane, që pritet të zëvendësojë Ligën e Kampionëve.
Kreu i La Liga-s, Havier Tebas, ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Tëitter”, duke e quajtur Super Ligën si një ujk të maskuar si gjyshe që përpiqet të mashtrojë futbollit europian.
Sipas tij kjo nismë e re thjesht sa do i japë të drejtën e qeverisjes së futbollit klubeve të mëdha.
“Super Liga është ujku, i cili sot e maskon veten si një gjyshe duke u përpjekur të bëjë për budalla futbollin europian.
Por hunda dhe dhembët e tij janë shumë të mëdhenj. Katër divizione në Europë? Sigurisht, i pari prej tyre njësoj si në reformën e 2019-s. Qeverisje nga klubet? Sigurisht, vetëm të mëdhatë”, ka shkruar Havier Tebas.
Lini një Përgjigje