Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbullën.
Kompania në fjalë, në vitet e fundit në mënyrë direkte apo indirekte ka filluar të mbledhë një numër të madh futbollistësh shqiptarë nën ombrellën e saj, duke përfaqësuar tashmë shumë lojtarë të Kombëtares kuqezi apo edhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë e saj.
Kësisoj, nën kontrollin e Ramadanit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë edhe emra si Bajrami, Ramadani, Uzuni, Berisha, Pajaziti apo edhe Armando Sadiku që kanë veshur rregullisht fanellën kuqezi duke i shtuar këtu binjakët Shpendi si Luis Hasën si edhe talenti Nuredini. Pa harruar këtu se edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, prej një viti përfaqësohet nga “supermenaxheri” i cili mori emër në arenën ndërkombëtare me transferimin e bujshëm të serbit Luka Joviç te Real Madrid në vitin 2019.
FUTBOLLISTËT SHQIPTARË QË MENAXHOHEN NGA LIAN Sports Group
Nedim Bajrami
Myrto Uzuni
Ylber Ramadani
Medon Berisha
Adrion Pajaziti
Luis Hasa
Kristian Shpendi
Stiven Shpendi
Xhoi Nuredini
Redi Kasa
Armando Sadiku
Marash Kumbulla
Edhe Broja duhet ti bashkohet ketij menaxheri per mendimin tim. Mire eshte te kesh menaxher te mire familjare , nuk mjafton vetem i familjes . Broja ka pas shume nevoje per nje te tille ne momentin me te veshtire te karrieres se tij, ate qe pasoi demtimin e rende. zgjedhjet qe ka bere nuk jane bere mire per rimarrjen e besimit ne vetvete dhe formes sportive, si tek Fullhami ashtu tek kjoskuadra aktuale Burnley, me nje menaxher te mire si Fali Ramadani, kam bindjen qe Broja do perfitonte me shume se ç'ka pasur deri tani pas demtimit!!
E kapi dhe Dardha vendin me formacion ndeshjen tjeter
Dmth loz vetem ai qe ka menaxher Ramadanin.. Ik o Silvinjo se na rruajte cocolin ti dhe Ramadani bashke me Duken.