“Shumë bukur doli Serbia, krenari të kaloj Canën”, Hysaj i jep mesazh SIlvinjos: Nuk mund të luajmë më për 1-0, Broja është i mbyllur në vetvete

9 Shtator 2025, 23:07Sport TEMA
“Shumë bukur doli Serbia, krenari të kaloj Canën”,

Elseid Hysaj është kthyer përsëri si protagonist i rëndësishëm në radhët e Shqipërisë dhe me paraqitjen ndaj Letonisë, i është afruar me në ndeshje rekordit të më shumë sfidave me fanellën kuqezi që mbahet nga Lorik Cana.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja sesbën që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0.

Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë.


Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Serbia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese.


Rekordi i Canës? Kjo është një ëndërr që po e përjetoj se të barazosh një lojtar si Cana është nder i madh për mua e shpresoj ta kaloj e bëj 100. Shpresojmë të fitojmë të radhës, po fituam besoj se do të jetë ndeshja më e bukur e jetës time. Serbia? E morëm vesh, shumë bukur doli", tha Hysaj.

9 Komente

  1. B
    Broja më i dobëti

    Reparti më i dobët sulmi. Aq sa trajneri u detyrua të ndërrojë krejt sulmin! Po përse i vuri këta lojtarë?! Vë Brojën, një kal i ngordhur dhe lë në tribunë Uzunin. Po e humbas mendimin e mirë që kisha për të si trajner.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Uzuni ishte i demtuar .

      Përgjigjjuni
    2. x
      xhambazi

      Uzuni eshte lojtari me kot qe ka kaluar nga kombetarja ,babai rasteve ,sa gola ka bere me kombetaren ,Broja eshte talent,i shpejte i shkathet triblues ,pak me shume besim te ky lojtar

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Hysaj luajti shumë shumë mirë . Hecte vetëm përpara dhe jepte topa të mirë.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha

          Manaj vk. Ky lojtar duhet të largohet.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per Brojen

            Broja ka nevoje per psikolog. Une mendoj se eshte ne gjendje te turbullt psikologjike. Shenja e pare qe ne minuten e trete , me topin ne dore bente cork dhe nuk ja jepte kundershtarit per rivenie fundore. Sjellje foshnjarake. Ngrinte doren ne çdo moment dhe kerkonte qe cdo top te pasohej tek ai, ... edhe kur nuk ishte ne pozicion te pershtatshem. Nje gerci-verci ne momentin e gjuajtjes se penalltise te vija e zones - e pakuptimshme, infantile. Merzitej per cdo pas qe nuk i jepej , po dhe kur i jepej nuk ishte i kthjellet. Me shume kthente topin mbrapa se sa e shtynte perpara. Nuk mbron fare, dhe kjo eshte e mete themelore. Prandaj dhe Hysaj here-here e injoronte dhe nuk i pasonte topin. Gjithsesi, beri disa tentativa, por ne pergjithesi nuk kishte ide te qarta. Here here i vetmuar dhe duket qarte qe nuk eshte pjese e grupit, qe derdh djerse per ekipin. Gjithashtu duhet te bjere ne peshe, se eshte shume i rende. Ka potencial, por nuk eshte ne gjendje ta shfrytezoje...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sylon

              Silvinjo trjner skadent, Ilir Daja eshte e ardhmja e kombetares ,ne çdo kub qe ka vajtur ka arritur resultate te shkelqyera, gjynaf qe kombetaraja eshte marre peng nga disa individe.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mustafa ismaili

                Ke shum te drejte edhe un per Dajen jam gjithmone i sukseshem kudo qe shkon.

                Përgjigjjuni
              2. n
                nope

                e vetmja menyre qe te kualifikohemi eshte te mundim serbine ne beograd dhe andorren me pas ,perndryshe ata luajne me andorren dhe angline(marrin tre pike vetem se anglia i mund) dhe ne edhe po humbem me angline ruajme diference 1 pike . Pra shqiperia duhet te marre 6 pike me serbi/andorra dhe rezultati me angline ska me rendesi per ne ....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje