Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta – Bologna.
Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.
Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Gjithashtu, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit.
keta bejne foto qe ti thone dukes qe po punojme hahahaha takojne kot gjimshitin dhe asllanin, ata dihet qe jane formacion pse nuk vene te zbulojne talente por bredhin kot ne europe me parate e federates apo talentet ja kane lene alban bush mashtruesit qe ka kaq vite dhe sfiton asgje,por justifikohet se prodfhon lojtare per ekipin A kaq vite kete genjeshter,se rezultate 000 servila te dukes te gjithe rezultate 000