Sinjal i pisët nga intuita!

30 Shtator 2023, 13:14Sport TEMA

Sinjal i pisët nga intuita!


Nga Edmond Sufaj

Sot është e shtunë dhe nuk luhen ndeshje nga kampionati shqiptar, Superliga.

Por të dielën, të hënën, të martën dhe të mërkurën do luhen ato të shpërndara, ku njëra është e prapambetur.

Formulës së re të Superligës i është shtuar dhe formula e kalendarit, ku ndeshjet luhen në fillim javë dhe jo fundjavë!

Ju lutem ju, se FSHF nuk ka përgjigje, të më ndihmoni me ndonjë përgjigje që të qartësoj paqartësi:

Në fillimjavë ka më shumë tifozë se në fundjavë?
Formulat kanë lidhje, apo janë shkak pasojë e njëra tjetrës?

Spektakli është i garantuar sepse në tribuna ka kryesisht "sinjalizues në kohë reale" dhe zero tifozë?
Apo tashmë futbolli nuk luhet më për komunitetin, por për vetveten duke përdorur komunitetin ????

(Tek kjo e fundit intuita më jep sinjale të pista) 

Lini një Përgjigje