Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

29 Shtator 2023, 17:48Sport TEMA
Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të

Bosnja dhe Hercegovina emëron një trajner serb në krye të përfaqësueses së futbollit, për herë të parë që nga viti 1995, kur mbaroi lufta dhe fitoi pavarësinë nga Serbia.

Boshnjakët kanë vendosur t’ia besojnë pankinën ish-sulmuesit serb Savo Milosevic, i cili ka firmosur zyrtarisht dhe do të debutojë më 13 tetor, në transfertën ndaj Lichtensteinit.

50-vjeçari Milosevic ka një karrierë të vakët si trajner, pasi drejtuar më herët Partizanin e Beogradit dhe Olimpija Ljubjanën, ndërsa si futbollist ka luajtur për klube si Aston Villa, Parma, Zaragoza, Espanyol, Celta Vigo, etj.

Vlen të theksohet se prej 1995-ës, Bosnja është drejtuar nga 13 trajnerë vendas, dy kroatë dhe një bullgar, teksa Milosevic, bëhet serbi i parë që ulet në krye të pankinës së boshnjakëve.

Bosnja & Hercegovina shpalli pavarësinë në pranverën e 21992-shit, por për tri vite me radhë Serbia e Sllobodan Milloshevic kreu masakra të mëdha, duke mos u pajtuar me mëvetësinë e saj.

1 Komente

  1. h
    harramsez qebabpcici

    gjenocid ne sport nashi !

    Lini një Përgjigje