Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi, vlerësohet pas vendit të dytë në Kupën e Botës: Zgjidhet më e mira e javës

26 Nëntor 2024, 14:01Sport TEMA
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi, vlerësohet pas vendit

Lara Colturi pas podiumit të parë në karrierë në Kupën e Botës u zgjodh edhe luftëtarja e javës në skitë alpine.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e slalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.


Tifozët votuan 18-vjeçaren duke i dhënë 69% të pëlqimeve për atë që tregoi të shtunën në pistë në Austri.

Një sukses që e ngjiti Lara Colturi në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm me 95 pikë pas 3 garave të para të këtij sezoni.


Ky është viti i tretë që Colturi merr pjesë në Kupën e Botës që është niveli më i lartë i skive alpine. Etapa e radhës do të jetë këtë fundjavë në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje