“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” i Shqipërisë në Serbi: Shkruajtëm historinë të gjithë bashkë

15 Tetor 2025, 21:00Sport TEMA
“S’provokova askënd me shqiponjën”,

Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë. Ai realizoi golin vendimtar, duke i dhuruar 3 pikë kuqezinjve.

“Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim” – tha Manaj.

2 Komente

  1. P
    PARTIA e PUNKËS

    BËRE ATË QË NA DO SHPIRTI TA BËJMË. KUSH NA KA MËRI / I MBIFSHIN THERRAT N´SHPI !

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Qe ktu duket inferioriteti i lushnjarit. Nuk kisha menduar se do fitonim. Po pse mor shkon per te humbur me lavdi?????!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje