Tuhel “dërgon” Shqipërinë në Botëror, trajneri i Anglisë paralajmëron Serbinë

15 Tetor 2025, 15:45Sport TEMA
Tuhel “dërgon” Shqipërinë në Botëror,

Anglia u bë përfaqësuesja e parë nga Europa, që siguron kualifikimin në Botërorin 2026. Trajneri Tomas Tuhel qëndron i vendosur megjithatë, për t’i fituar dy takimet e mbetura ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Ky skenar është më i favorshmi për Shqipërinë. Kështu kuqezinjtë kanë mundësinë që të mbyllin llogaritë e kualifikimit me një fitore ndaj Andorrës në transfertë.

“Ndoshta do të kemi mundësinë për të provuar gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve. Duhet të vazhdojmë sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur. Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh trajneri i Anglisë ndër të tjera.

Anglia ka 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në këto kualifikuese. Mbetet për t’u parë si do të paraqiten ndaj Serbisë në shtëpi.

3 Komente

  1. E
    Edi

    Keto jane deklarata te pergjithshme por se cfare do te ndodhe do te shihet ne fushe nga veprat dhe jo fjalet!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Fatin e kemi ne doren tone.Nqs fitojme ndeshjet tona nuk ka rendesi se cfare ben Anglia ndaj Serbise. Shpresojme qe te mos bejme paraqitjet e dobta qe beme ndaj Moldavise dhe Ishujve Faroe ne kualifikueset e Evropianit. Ne duhej nje pike ndaj Moldavise per tu kualifikuar dhe ate mezi e morem me penallti.U kthyem ne Tirane dhe nuk mundem dot Ishujt Faroe. Ndeshja me Andoren nuk eshte fitore e garantuar.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Gojet e liga thone se Vucic ka bere gati leket per ta blere ndeshjen me Angline. Po Duka si specialist shit-blerjesh cfare po ben ? Apo s'eshte nevoja se ne do fitojme vete me Angline ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje