Statistika që tmerron tifozët e Barçës, 4 lojtarë aktualë të Realit kanë fituar më shumë Champions se skuadra katalanase

2 Qershor 2024, 11:47Sport TEMA
Statistika që tmerron tifozët e Barçës, 4 lojtarë

Fitorja e Champions League për herë të 15 nga Real Madrid ka bërë që katër futbollistë aktualë të këtij ekipi të kenë tashmë më shumë Champions edhe se vetë Barcelona.

Dani Carvajal, Toni Kros, Luka Modric dhe Nacho Fernandez fituan mbrëmjen e së shtunës për herë të 6 në karrierën e tyre trofeun më të lakmuar të futbollit të klubeve, duke iu bashkuar legjendarit Paco Gento (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 dhe 1966), si të vetmit me kaq shumë trofe Championsi.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo shifër, mjafton të shohësh se Kroos, Modric, Carvajal dhe Nacho kanë fituar po aq trofe se Bayern Munich dhe Liverpool gjatë gjithë historisë së këtyre klubeve, apo më shumë se Barcelona, që ka fituar 5.

Vetëm Real Madrid me 15 dhe Milan me 7 kanë më shumë Champions se lojtarët e mësipërm.

1 Komente

  1. T
    Taku

    Statistika dhe krahasime idiote per ndonje extra click

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje