Jemi 3 ditë para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet me shumë gjasa në “Arenën e Demave” në orën 13:30. Kjo pëballje është e vlefshme për ndeshjen e javës së 24-të, ndërsa ky duel vlen më shumë se 3 pikë për ekipet.
Gjithmonë derbet kanë qenë të luftuara, ku spektakli dhe emocionet kanë qenë të pranishme në fushën e lojës edhe në tribuna. I tillë pritet të jetë edhederbi i 3-të e dy skuadrave kryeqytetase për këtë sezon.
Bardheblutë nuk po kalojnë një moment shumë të mirë, teksa ndodhet në vendin e 9-të në klasifikim dhe rrezikojnë mbijetesën. Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka plot 17 pikë më pak se rivalët e tyre, Partizani. Këto të fundit janë ndër pretendentët kryesorë për titullin, teksa kanë vetëm 3 pikë më pak se Egnatia e vendit të parë.
Padiksutim që në këtë sfidë favoritë shihen të kuqtë. Kjo pasi edhe statistikat flasin në favorin e tyre. Derbi që do të luhet ditën e dielë është derbi i 176-të që bardheblutë dhe “Demat” do të zhvillojnë mes tyre.
Të kuqtë kanë fituar 73, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 56 ndeshje kanë pëfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 188 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 236 herë.
Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947, ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve, duke u kthyer kështu reston. 2 derbet e këtij sezoni janë në baraspeshë totale, pasi kanë përfunduar në barazim pa gola dhe mbetet të shihet se çfarë ngjyre do të ngjyroset kryeqyteti kësaj here.
Mos te harrojne qe ekipi i Partizanit,qe nga krijimi e deri afer viteve 90 ,ka patur ne gjirin e tij te gjithe lojtarët e kombëtares qe i merrte ushtar,per te pakten tri vjet,ose kur nuk i merrte vete i dërgonte ushtare ne rrethe ,duke dëmtuar pothuaj te gjithe ekipet e rretheve per te forcuar vetem dy skuadra Partizanin dhe Dinamo,dhe dy skuadrat me te demtuara kane qene Tirana(17 Nëntori)dhe Vllaznia ,ku keto dy skuadra te mundnin me lojtarët e qytetit tend.Tani ndryshon situata se me i forti ështe ai qe ka me shume para,per te blere me te muret.Tirana ndodhet ne nje situatë te veshtirë dhe te çuditshme duke llogaritur se ështe perfaqesueses e bashkisë me te madhe dhe te pasur dhe duhet te ishte sipas traditës me e mira